GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kryemashtrues ordiner”, Vasili i kthehet Bashës: Preu në besë LSI-në dhe Presidentin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kryemashtrues ordiner”, Vasili i kthehet Bashës: Preu në besë LSI-në dhe Presidentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë nuk ka asnjë rezervë se mes 2 partive më të mëdha të opozitës PD dhe LSI ka një luftë të hapur. E gjitha nisi pas një deklarate të fortë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili tha se para zgjedhjeve të 25 prillit i ishin ofruar LSI-së 15 deputetë të sigurt në një listë të përbashkët, por ajo refuzoi sepse parashikonte të fitonte e vetme 34.

Por kjo deklaratë pasoi me reagime dhe akuza të forta nga LSI. Sot, Basha në një intervistë për Zërin e Amerikës e kaloi fajin tek politikani Ilir Meta, jo tek institucioni i Presidentit, duke pretenduar se ishte ai që shkatërroi fushatën e LSI-së me qëndrimet e tij në 2 javët e fundit të saj.

“Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës” – tha Basha.

Kaq ka mjaftuar për të nxitur një reagim nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook ku e quan Bashën krye-gënjeshtar dhe krye-mashtrues. Po ashtu, Vasili tha se Basha kishte prerë në besë madje se u koordinua me kryeministrin Edi Rama për të dëmtuar LSI me çdo formë e çdo mënyrë.

“Kryemashtruesi nuk pranoi as të regjistrohej për pjesëmarrje në zgjedhje lokale në 18 tetor 2019, sipas dekretit të shtyrjes së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, sepse ishte ne kulm të pazarit me Edi Ramën dhe preu në besë LSI-në, opozitën dhe Presidentin. Mashtruesi ra dakord për fushatë të përbashkët me LSI-në në 25 prill në të gjithë qarqet e vendit. Por mashtruesi pengoi, refuzoi, u shmang dhe nuk bëri as edhe një takim të vetëm, bile me urdhër të Edi Ramës nuk mori pjesë as në mitingun e mbylljes së fushatës së LSI-së. Mashtruesi i këshilluar nga kompania izraelite, që i dha Edi Rama koordinoi me izraelitët e Ramës për të dëmtuar LSI-në me çdo formë e çdo mënyrë. 108 mijë votat e LSI janë të gjitha grushte në surrat për kryemashtruesin ordiner, që kishte bërë plan t’i asgjësonte së bashku me binjakun e tij Edi Rama”-shkruan Vasili.

Etiketa: KryemashtruesLSILulzim BashaordinerPetrit VasiliPresidenti

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Pas skandalit me apartamentin, kryetarja e parlamentit norvegjez jep dorëheqjen

Pas skandalit me apartamentin, kryetarja e parlamentit norvegjez jep dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

Edi Rama ka vijuar me propagandën edhe ditën e sotme, duke mohuar se Prokurimet Publiket të cilat do të monitorohen...

Lexo më shumë
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com