GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dëshmitari pyetet për strukturën e UÇK dhe LDK

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmitari pyetet për strukturën e UÇK dhe LDK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pyetur kryesisht për organizimin e UÇK-së dhe LDK-së, me theks në zonën e Malishevës. Ai është deklaruar si pjesëtar i UÇK-së dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dëshmitari tha se në UÇK u anëtarësua pasi “pas vrasjes së familjes Jashari atëherë i madh e i vogël u kyçën”, ndërsa tha se u bë anëtar i LDK-së pasi ajo parti “ka patur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”.

Dëshmitari fillimisht është pyetur për institucionet e përkohshme dhe strukturën e degës së LDK-së në Malishevë. “Ne i kemi parë si institucione të Kosovës që kanë punuar nga delegatët e Kosovës dhe për ne ka qenë sistem i njerëzve të Kosovës”, ka thënë dëshmitari, duke pohuar se ato institucione udhëhiqeshin nga i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerët.

Ndërsa ka thënë se dega e LDK-së në Malishevë përbëhej prej nënkryetarëve të LDK-së, sekretarëve dhe anëtarëve të kryesisë. “Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithsej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë”, ka thënë ai.

Më tej, në seancën që herë pas here bëhet publike, por që po mbahet kryesisht e mbyllur, dëshmitari ka folur edhe për daljen e parë publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci, në të cilin tha se kishte marrë pjesë edhe vetë.

Ai tha se kishte mësuar se kush ishin përfaqësuesit e UÇK-së në atë ceremoni, duke përmendur emrat e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinajt.

‘‘Pastaj unë kam mësua se ishte Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi edhe Daut Haradinaj, me sa e kujtoj Muja ka qenë pa maskë, e tjerët kanë qenë me maska’’, ka thënë dëshmitari. Për Mujë Krasniqin u pyet më shumë, pasi tha se me të ishte njohur edhe më herët.

Për Rexhep Selimin, tha se kishte mbajtur një fjalim “më të rreptë”. Ai tha se ka pasur mesazhe që lufta nuk mund të bëhej me njerëz pacifist dhe këtë ai thotë se e ka kuptuar që kishte qenë për LDK-në.

I pyetur nga prokurori James Pace, ai tha se UÇK-ja kishte pasur shtrirje në fshatrat e Malishevës si në qershor ashtu edhe në korrik të vitit 1998.Për komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja tha se ishte informuar përmes gazetave si ‘Koha Ditore’, ‘Bujku’ dhe televizioni shqiptar./Gazeta Blic

Etiketa: deshmitarihagaprocesi ndaj lidereve te uckstruktura e uck dhe ldk

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Para
Shehi feston dyfish, rekord historik me “Gjigandin e Europës Juglindore”

Shehi feston dyfish, rekord historik me “Gjigandin e Europës Juglindore”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com