GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dan Hutra tregon vrasjen e 3 femrave: Ja pse e bëra

12:26 - 18/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dan Hutra tregon vrasjen e 3 femrave: Ja pse e bëra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasësi serial Dan Hutra, që tronditi Tiranën më 1 mars 2023, ka folur nga qelia duek rëfyer për herë të parë përse i kreu krimet makabre.

Hutra ka treguar se si u njoh me Alketa Hysën, të cilën më 1 Mars i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi vetë Alketën  dhe nënën e saj. Duke folur për tv klan, ai thotë se më 14 Maj 2022 u njoh me Alketa Hysën përmes shkuesisë dhe po atë ditë shkoi të takonte familjen e saj, ndërsa 1 ditë më pas shkuan në shtëpinë e tij në Kukës ku organizuan edhe një drekë familjare. Ai shton se shkoi ta vriste Alketën për shkak të një tradhtie që dyshonte, sepse sipas tij, ajo ishte shtatzënë me fëmijën e dikujt tjetër.

“Është shumë e rëndë. Edhe unë për asgjë nuk dua ta justifikoj veten por unë nuk kam parë rrugë tjetër. Gjithsesi, unë në polici atë natë kur jam arrestuar nuk kam dhënë shumë detaje, kam sqaruar se për çfarë i kam bërë vrasjet por jo me detaje.

Do t’ia nis më së pari me ish-nusen, ose unë nuk mund ta quaj nuse por deri sa gazetarët e çmojnë nuse dhe unë ashtu do ta quaj. Unë do jap shkakun që më ka çuar drejt asaj rruge. Më datë 14 Maj 2022, me anë të shkuesisë njihem me Alketën.

Shkuesi është Sabri Goci. Jam njohur atë ditë. Kam pirë kafe atë ditë me Alketën, kam shkuar te familja e Alketës, jemi takuar me familjen e Alketës, kemi diskutuar, të nesërmen kam mbledhur unë familjen, kemi dalë të dy familjet, kemi pirë kafe dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë domethënë…

Pas 22 ditëve Alketa dyshon për një shtatzëni. Dhe del me plakën time dhe marrin një test shtatzanie dhe e kryejnë. Dhe rezulton që ishte shtatzanë. Kam qenë në Kamzë, kur më ka marrë në telefon dhe më kanë thënë..domethënë më tregoi që ishte shtatzanë. Jam gëzuar shumë, kam ndaluar makinën se kisha frikë që do bëja ndonjë aksident ose ndonjë gjë, ishte dita më e lumtur e jetës time. Jam ndalur në ca dyqane, kam kryer ato që kryen një mashkull, detyrimet që i takojnë një mashkulli ca unaza, ca lule ca budalliqe.

Kam shkuar e kam marrë familjen e Alketës dhe kam vajtur te shtëpia bashkë me të. Kam lajmëruar gjithë njerëzit në Kukës, dhe po atë ditë kam bërë një drekë shumë të madhe në Tiranë. Të nesërmen, duke u mundur duke u interesuar për ta, e marr dhe e çoj dhe i bëj një eko. I bëri ekon doktoresha në Kamzë, më thotë që nusja është 45 ditë shtatzënë. Ndërkohë unë kisha 22 ditë fiks që isha njohur jo që kishte fjetur te shtëpia ime. Ia nisa duke qeshur unë. Pse qesh? Se thashë unë 22 ditë kam që e njoh krejt atë. Ajo u pre domethënë, u befasua. Më thotë, shiko tha që të jesh i sigurt shkoi bëji një analizë gjaku. Kam marrë Alketën, kam zbritur poshtë në makinë dhe e kam çuar në një klinikë të Spitalit Amerikan ku ka dhënë gjakun për analiza dhe më thonë: Sot është e premte, do t’i çojmë nesër analizat, na jep numrin e telefonit. Dhashë numrin e telefonit, m’i çuan në WhatsApp. Ndërkohë, unë ja mora numrin doktoreshës. Se tha merri analizat edhe m’i sill mua.

Dhe merren analizat me telefon, ia dërgoj doktoreshës. Thotë, shiko Dan, konfirmimi i analizave është baras me ekon, domethënë nusja ishte 45 ditë shtatzënë. Realisht nuk u ndjeva mirë. Dhe shkova në shtëpi, siç kishin dalë analizat, nuk doja ta vazhdoja fare këtë bisedë. I thashë, ditën e hënë do të të çoj tek një specialist, të isha i sigurt.”- tha Dan Hutra.

Etiketa: Dan HutraKryesore1vrasjet

Lajme të lidhura

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Para
Ekrani OLED i përkulshëm? Tashmë duket se do jetë realitet

Ekrani OLED i përkulshëm? Tashmë duket se do jetë realitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com