Situata në Continassa nuk është më e qetë. Kjo gjë duket nga rezultatet e ndeshjeve të fundit. Tifozët e kanë drejtuar gishtin e akuzës, ndër të tjera te taktikat e trajnerit. Orët e fundit mësohet se dhe drejtuesit e klubit rekordmen në Itali e kanë humbur durimin.
Massimilliano Allegri ka humbur papritur timonin nga duart dhe Juventusi ka rrëshqitur në dy humbje radhazi në kampionat, në transfertë ndaj Lazio e Sassuolos, duke bërë që shpresat për t’iu afruar zonës së Ligës së Kampioneve të zbehen, aq më tepër pas hapave fals të skuadrave që qëndrojnë lart.
Dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të rinj të bardhezinjve, të cilët ditën e djeshme mësohet se i kanë dhënë një paralajmërim të parë Allegrit që të rimarrë situatën në dorë, pasi presidenca e re kërkon që të fusë edhe një frymë të re.
Por nëse Allegri nuk arrin që t’i plotësojë atyre edhe objektivat minimalë, ndoshta është koha për t’u përshëndetur sërish dhe secili të marrë një rrugë tjetër, pasi kjo aktualja nuk është e denjë për Juven.
Discussion about this post