GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Berisha sulmon Ballukun: Porositi biftek me çmim 1 mijë euro

18:35 - 18/04/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha sulmon Ballukun: Porositi biftek me çmim 1 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama foli për rritje pagash vetëm pasi PD e denoncoi në çdo sallë tiraninë e tij me varfërinë.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi më qytetarët në Roskovec, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Erdit Hazizaj.

Berisha tha se qeveria ndërton rrugë me 24 milionë euro kilometrin dhe vjedh mbi 90 % të fondit të punëve publike.

Ai sulmoi edhe ministren Belinda Balluku, për të cilën tha se porosit biftek deri në 1 mijë euro.

“Votojmë më shumë se kurrë për të ardhmen e Shqipërisë. Ne jëmi në një moment kur vendi po shpërbëhet. Kur Roskoveci, vendi i burimeve të mëdha të naftës, nuk begaton banorët e vetë. Përkundrazi, ata detyrohen të largohen, të përcjellin fëmijët e vetë jashtë vendit. Fëmijët tanë po ikin sepse rrogat tona janë aq të ulëta sa nuk plotësojnë dot as nevojat e tyre. Po ikin se dyert e universiteteve janë të mbyllura. Po ikin sepse pasuritë e tyre, nafta, pyjet, minierat, ujërat, janë shndërruar në një mallkim për ta. Në të gjithë botën renta u takon komuniteteve lokale.

Ai e hoqi sepse e blenë sipërmarrësit e naftës. Ka varfëri sepse u katandisëm me rrogat më të ulëta në rajon. Tani na vidhisin në fund të të tjerëve dhe nuk shohin dritë në tunel njerëzit. U kujtua të flasë për rrogat vetëm pasi e denoncova nga salla në sallë tiraninë e tij me varfërinë. Si foli, tha ja rrita rrogën presidentit në 4 milionë e 600 mijë lekë. Nxorri admiralin. Po cili ushtar kishte interes sesa e ka rrogën admirali? Tallet me varfërinë e njerëzve sepse nuk mund të rritet rroga minimale kurrë në 900 euro brenda një viti. Sepse të paktën 50 % e sipërmarrjeve falimentojnë. Ka hall të mashtrojë e të marrë ato vota. Ndaj dhe të bashkohemi. Socialistë, demokratë, të paparti.

Nuk është çështja këtu vetëm për kryetarin e bashkisë, por për mesazhin e fuqishëm të ndryshimit në Shqipëri. Rama udhëton me avion 22 milionë euro shpenzime, sepse bufi shkon në antalia me pensionet e invalidëve. Balluku porosit biftekun 1 mijë euro. Për këtë qytetarët janë inferiorë, janë qenie të dorës së dytë. Këta në çdo punë publike vjedhin 90 % të fondit. Ndërtojnë rrugë me 24 milionë euro kilometrin. Në Tiranë na doli pylli 1 milionë pemë. Vjedhja e tyre ka kufij vetëm qiellin. Kjo do të thotë një pyll 600-900 hektarë. Po pse e shpall 1 milionë? Vjedh paratë e fidanëve dhe thotë që unë i mbolla. Një shofer taksie i thotë një mikut tim “si je, si të del hesapi”. Do iki tha. Pse do ikësh? Sepse bleva një traktor dhe solli qeveria 2 mijë traktorë…. Ua nxijnë jetën, nuk lënë gjë pa bërë për t’i përzënë nga Shqipëria. Rama blen vazon e lules 4 milionë euro për te oborri i Kryeministrisë.

Veliaj blen vazon e pishës me 5600 euro. Edhe fidan floriri të ishte nuk kushtonte aq. Ne kemi naftën më të shtrenjtë, baraz me Gjermaninë dhe Zvicrën. Kjo vetëm për të mbushur arkën Edi Rama. Dy vitet e fundit nga HEC-et e reja të prodhuara janë prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë. 500 milionë euro ka importuar Rama energji me paratë tuaja. Digat i zbardhin tani gjatë verës. Pasi i zbrazin, kthehen dhe blejnë energji me paratë tuaja”, u shpreh Berisha.

Etiketa: 1 mije euroBallukuberishabiftek

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Opozitari kryesor anti-Putin përballet me një akuzë të re

Opozitari kryesor anti-Putin përballet me një akuzë të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com