GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama kandidon në Patos një shushunjë të OSHEE

20:11 - 18/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha sulmon Ballukun: Porositi biftek me çmim 1 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Patosi ku prezantoi kandidaten e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Sofije Alushaj, kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të socialistëve.

Berisha tha se Edi Rama kandidon në Patos Fatjon Durajn, një shushunjë të OSHEE-së që pret fatura për të arrestuar qytetarët. Kreu i PD e quajti kandidatin e Edi Ramës si “mbretin e së keqes”, ndërsa ftoi qytetarët që me votën e tyre në 14 maj të mos i japin pushtet atij që e ka keqpërdorur atë në kurriz të shqiptarëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka të konsolidojmë dhe forcojmë familjet tona. Ne do bëjmë gjithçka për fëmijët, për kujdesjen për ta, për çerdhen, kopshtet, shkollat. Ne u qëndrojmë vlerave familjare. Ne nuk pajtohemi kurrë me agresionin aktual ndër më të egrit të të gjitha kohërave ndaj familjes, përpjekjet për denatyrimin e saj. Përpjekjet për zhbërjen e saj. Përpjekjet për t’i shndërruar prindërit në numra. Numri 1 dhe numri 2. Përpjekjen për t’iu imponuar fëmijëve gjininë që iu ka dhënë Zoti. 

Ne nuk pajtohemi dhe s’mund të pajtohemi kurrë me këtë doktrinë që ka përqafuar verbërisht Edi Rama me suitën e tij. Jo, për ne familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë. Edi Rama që po bën 25 vite në pushtet ka sot në duart e tij të gjitha pushtetet. A ka mëkat më të madh ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë, ndaj fatit të Patosit dhe Shqipërisë sesa t’i japim prap pushtet atij, i cili e ka keqpërdorur në mënyrën më të tmerrshme, i cili po të ketë një emër të dytë do mund të quhej ‘mbreti i së keqes’. Cilin kandidon Edi Rama këtu? E keni të qartë se kush është Fatjon Duraj.

Së pari, është një shushunjë që vjen nga OSSHE. Një shushunjë e pashpirt. Se janë Fatjonët e OSSHE që presin fatura për arrestime si kund në asnjë vend të botës. Të 38 mijë qytetarëve në vitin 2015 se nuk kishin paguar faturat që ua shumëfishonin.

Askund në botë një çështje civile, nuk trajtohet si çështje penale, përveçse se OSSHE dhe Edi Rama. Dhe kjo specie e dalë nga OSSHE është përhapur edhe në Librazhd. Ka emëruar një tjetër nga OSSHE i cili është përgjegjës për burgosjen e të paktën 200 qytetarëve dhe i sjell këtu. Vendin e kanë në burg, ata të cilët kanë shkelmuar të drejtat e qytetarëve, kanë shndërruar çështjet civile në çështje penale, kanë kryer krime antikushtetuese”, tha Berisha. 

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
I zhdukur prej 7 muajsh, shqyrtohet rekursi i Ervis Martinajt

Eksperti i sigurisë: Konsideroj se Martinaj është gjallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com