GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandalin e Hasit e ‘zgjidh’ Majko: Votat s’blihen Natën e Kadrit

12:31 - 19/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandalin e Hasit e ‘zgjidh’ Majko: Votat s’blihen Natën e Kadrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i rilindjes në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi pas lajmeve për shitblerje votash në Has nga kandidati i partisë së tij Halit Mulaj. Majko duke u munduar që të justifikojë veprimin e njerëzve të Partisë Socialiste është shprehur se “nuk blihen hasjanët me ‘ilaç’ rrobash”.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatëpjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor”, vijon reagimin Majko në rrjetet sociale.

“Në se lajmi që në një natë të shenjtë po ‘blehen’ vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash!

Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!”, shkruan Majko.

Mesazhi i Majkos që kërkon të sfumojë në maksimum tentativën e qartë për manipulim të votës nga PS në Has nuk mundet që të largojë vëmendjen nga e vërteta se rilindja pikërisht atë po bën.

Duke i blerë ato me pako ushqimore apo me ndonjë thes miell, ose duke përdorur bandat që të trembë e terrorizojë votuesit. Ka me dhjetëra raste kur eksponentë te rilindjes janë hetuar për vjedhje votash. Rasti i Hasit nuk është aspak i izoluar.

Kapja në flagrancë

Pas denoncimit të opozitës për ‘blerje votash’, djali i kandidatit socialist për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, u ndalua nga policia të hënën pasi po transportonte me makinën e tij private pako me ndihma nga rezervat e shtetit.

Policia e Shtetit njoftoi të martën se në qytetin e Hasit është ndaluar një furgon me pako ndihmash me etiketën ‘Rezerva Materiale Shtetërore’, pas denoncimeve se po përdoreshin nga kandidati socialist për kryebashkiak për blerje votash.

Në mbrëmjen e së hënës një grup personash që i përkisnin stafit elektoral të kandidatit të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Myftar Dauti, kanë bllokuar në qendër të qytetit automjetin furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M.

Sipas policisë këta persona kërkuan ndërhyrjen e policisë me pretendimin se, -’ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik’.

Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin ‘Rezerva Materiale Shtetërore’, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë’- njofton Policia e Shtetit.

Kandidati socialist për kryebashkiak në Has, Halit Mulaj pretendoi se djali i tij po i transportonte ndihmat ushqimore pas një kërkese për ndihmë nga magazinieri i bashkisë së Hasit.

Djali im ishte në vendin e gabuar’- tha ai duke shtuar se, -’ai vetëm po bënte transportin nga magazina deri tek bashkia’. Mulaj po ashtu e quajti ‘blof’ akuzën e kundërshtarëve politikë se ndihmat po përdoreshin për të ndikuar në zgjedhje.

 

 

Etiketa: hasMajkozgjidhje

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Dan Hutra donte ta vriste, Alketa Hysa:Më qëlloi me thikë në fytyrë

Dan Hutra donte ta vriste, Alketa Hysa:Më qëlloi me thikë në fytyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com