GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama i jep thjeshtrës e baxhanakut tendera me qindra mln €

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama po degradon familjen, këta pyesin fëmijët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Devolli ku prezantoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Elvis Hajdërlli, kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi tenderat që Edi Rama i jep baxhanakut dhe vajzës së bashkëshortes së tij.

Lideri demokrat tha se thjeshtra dhe baxhanaku i Edi Ramës kanë përfituar qindra milionë euro tendera.

Berisha tha se qeveria është shndërruar në “shushunjë” që po vjedh pasuritë e shqiptarëve.

“Me 14 maj, pra, ne votojmë ndryshimin. Ne sjellim këtu njërin prej jush, sjellim këtu një njeri i cili me dashuritë, respektin, përulësinë para jush do të jetë një shërbëtor i vërtetë, një menaxher i shkëlqyer, një drejtues i vendosur i bashkisë suaj, i Devollit. Çdo vend në Shqipëri është i bekuar, por vendi i mbiprodhimit është vetëm Devolli më shumë se gjithë të tjerët, është më i bekuari se gjithë të tjerët. Devolli është treva e punëtorëve të shkëlqyer, e fermerëve të mrekullueshëm, e potencialeve të jashtëzakoshme të gjithanshme. Devollijtë janë zotërit më të mirë, të tokave, të trojeve të tyre.

Por çfarë ndodh sot me Devollin. Një dramë e vërtetë. Devollijtë largohen, e largohen. Vajza që çeli mitingu, me të drejtë tha; unë kam studiuar, por nuk gjej punë. Imagjinoni pse na ikin ne të rinjtë, sepse diploma nuk u shërben për vend pune, sepse të tjerëve u ka vendosur mesataren si satër për të mos hyrë në universitet, sepse edhe ai që mbaron universitetin një shtëpi nuk e blen dot. Sepse qeveritarët me vjedhjet e tyre të pakufishme, bëjnë që çmimet e apartamenteve të jenë më të lartat se në Belgjikë.

Pak kush e di se një apartament në Tiranë është 30% më shtrenjtë se në Bruksel. Thoni ju si ka mundësi? Po, po, sepse ai kryetar dhe ky kryetar, dhe këta sekti i rilindjes nuk ka mendjen tjetër kund, veç se si vjedhin vetë, të pasohen vetë. Nuk kanë gjë tjetër, marrin 2-3 rroga, kunatit i jep rrogën më të madhe.

Po Edi Rama çfarë bën thoni ju? Edi Rama i jep baxhanakut jo 10-20-30, por 80 dhe 100 tendera. Dhjetëra qindra milionë euro. I jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera. Ky përmendi shkatërrimin e klubit nga kunati. Po Olsi mos e zbardhi klubin Partizani. Jo mor jo, këta mendojnë vetëm për veten. Këta janë një racë, një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja”, tha kreu i PD.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Sali BerishaZgjedhje

Lajme të lidhura

U shoqëruan nga policia gjatë protestës, lirohen organizatori Arben Kola dhe disa protestues
Aktualitet

U shoqëruan nga policia gjatë protestës, lirohen organizatori Arben Kola dhe disa protestues

12:21 - 27/07/26
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun
Aktualitet

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun

11:52 - 27/07/26
Marrëveshja konfidenciale me SHBA për kredinë 302 mln $, Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap
Aktualitet

Marrëveshja konfidenciale me SHBA për kredinë 302 mln $, Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap

11:38 - 27/07/26
Para
Pse duhet të hani banane më shpesh

Pse duhet të hani banane më shpesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

U shoqëruan nga policia gjatë protestës, lirohen organizatori Arben Kola dhe disa protestues
Aktualitet

U shoqëruan nga policia gjatë protestës, lirohen organizatori Arben Kola dhe disa protestues

12:21 - 27/07/26

Nuk jeni vetëm”, “lironi shqipet”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e qytetarëve të cilët e kanë zhvendosur protestës para ambienteve të...

Lexo më shumë
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun

11:52 - 27/07/26
Marrëveshja konfidenciale me SHBA për kredinë 302 mln $, Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap

Marrëveshja konfidenciale me SHBA për kredinë 302 mln $, Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap

11:38 - 27/07/26
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’

Arben Malaj: Ja arsyet pse Rama dhe qeveritarët e babëzitur nuk e meritojnë besën e shqiptarëve

11:21 - 27/07/26
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Plas sherri në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

11:17 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com