GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka zbulon të vërtetën e Brojës: Koha i dha të drejtë Rejës

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka zbulon të vërtetën e Brojës: Koha i dha të drejtë Rejës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur sot në një konferencë për mediat në lidhje me situatën te kombëtaret shqiptare të të dyja gjinive.

Ai ka theksuar se ecuria e Kombëtares ‘Kuqezi’ ishte ajo e kërkuara edhe pse nuk mundëm të kalonin në fazën e ‘Play-off-it’ të Botërorit ‘Katar 2022’.

“Gjatë 2021-shit kemi ecuri pozitive, ndoshta jo më të mirën të mundshme, por kemi progres. Objektivi kur kemi parë shortin për Shqipërinë ka qenë ky, pra vendi i tretë edhe pse arritja në ‘Play-off’ do të ishte shumë më mirë. Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë dhe kemi marrë rezultate pozitive. Ecuri pozitive ka pasur edhe në Kombëtaret e moshave si dhe në ato të femrave që kanë ecuri shumë pozitive. ”-tha kreu i FSHF-së.

I pyetur për notën e përfaqësuese, ai theksoi se e vlerëson atë me notën 8.

“Edhe fituesi i Kupës së Botës nuk mund të marrë 10, në këtë kualifikuese është e vështirë të bësh matematikë, vlerësimet janë subjektive, por nga 1 në 10 do i vendosja notën 8.”-shtoi ai.

Më tej Armando Duka e bëri të qartë se është i kënaqur me punën e trajnerit Edoardo Reja, duke hedhur poshtë të gjithë zërat për një shkarkim të  mundshëm të tij.

“Trajneri dhe stafi kanë fituar besimin, secili ka ndikim e vet, sigurisht që Reja është i pari, por edhe preparatori fizik ka ndikimin e tij dhe këtë e kemi filluar me Rejën. E njëjta gjë është dhe me doktorët e ekipit Kombëtar është një projekt që ende nuk ka dhënë frytet, pasi nuk mund t’i shohim produktet në kaq kohë.”-theksoi ai.

Duke folur më pas për lojtarët  e formacionit dhe mungesën e talentit Armando Broja në ndeshjen kundër Anglisë si dhe për lajmet që qarkullojnë për një krisje të sulmuesit me trajnerin, Duka ka theksuar se nuk ka diçka të tillë.

“Edhe brenda ekipit janë trajnuar edhe grumbulluar te 40 lojtar, ndonjëherë ka edhe konflikte, ndonjëherë kjo është pozitive pasi tregon ego dhe punojnë më fort. Nuk mund të themi që ekipi ynë nuk ka asnjë problem, por duhet të them që kemi një ekip shumë të mirë dhe çuna shumë të edukuar dhe të seleksionuar maksimalisht, jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe nga ana disiplinor.

Për ndeshjen me Anglinë, bëhet fjalë për Armando Brojën, i cili nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye sepse ishte i dëmtuar, një ditë para ndeshjes është bashkuar me ekipin dhe ka bërë stërvitje individuale dhe jo me ekipin, për këtë arsye nuk është futur në fushë pasi nuk ishte i sigurt nëse mund të luante, ndërsa edhe për respekt të lojtarëve të tjerë. Fakti i dha të drejtë trajnerit dhe i tha që nuk ishte në gjendje të luante me Andorën, pra kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka luajtur djali, pjesa tjetër janë fjalë. Broja është një super talent për ne është një djalë vetëm 20 vjeç dhe besoj se do e ndihmojë ekipin Kombëtar edhe për 10 vitet e ardhshme.” -deklaroi kreu i federatës./K.T/Gijotina.com

Etiketa: brojadukareja

Lajme të lidhura

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it
Breaking Views

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Para
Ish-ministri i Drejtësisë: Foltorja e Berishës është një ristart për demokracinë në PD

Ish-ministri i Drejtësisë: Foltorja e Berishës është një ristart për demokracinë në PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com