GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Administrata Biden gjen “fajtorin” për tërheqjen nga Afganistani

16:48 - 21/04/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Administrata Biden gjen “fajtorin” për tërheqjen nga Afganistani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport i administratës së Presidentit Biden arriti në përfundimin se tërheqja kaotike e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në gusht 2021, ishte kryesisht si rezultat i vendimeve të marra nga administrata e ish-Presidentit Trump.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson bisedoi me anëtarët e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve për hapat që ata synojnë të ndërmarrin në vazhdim.

Mbi një vit e gjysmë që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, një raport i ri i administratës së Presidentit Biden arrin në përfundimin se vendimet e marra nga ish-Presidenti Donald Trump krijuan kushtet për dështimin e Shteteve të Bashkuara.

“Administrata e fundit u angazhua jo vetëm për largimin e të gjitha forcave amerikane, por edhe për lirimin e mijëra, dhjetëra mijëra luftëtarëve nga burgu, si dhe për afate kohore, që iu lanë administratës Biden. Presidenti bëri gjithçka të mundur për ta mbajtur nën kontroll situatën”, tha Ligjvënësi demokrat David Cicilline.

Por, ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Biden është në fund të fundit përgjegjës si kreu i qeverisë. Ligjvënësi Chris Smith i tha Zërit të Amerikës se ka qenë i zemëruar nga mungesa e përgjegjshmërisë…

“Nuk më besohet që administrata ia kaloi fajin Trumpit. Siç e dini, ai e kishte shoqëruar me kushte, se kur, apo nëse forcat tona do të largoheshin nga Afganistanit dhe ky është çelësi, ky është thelbi i gjithçkaje, se pati kushtëzim. Bideni nuk pati asnjë kushtëzim, njoftoi paraprakisht se dëshironte pamje të llojit të 11 shtatorit”, thotë Ligjvënësi republikan Chris Smith.

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Biden vazhdon të mos i dorëzojë komunikimet gjatë të cilave pati mendime të kundërta nga ambasada amerikane në Kabul.

“Kongresi ka të drejtën të njihet me përmbajtjen, dhe kjo është gjithë çfarë kemi kërkuar nga Sekretari (i Shtetit). Le t’i retushojnë emrat; do të njihemi me dokumentet në një mjedis për informacionet e klasifikuara. Por, unë dua ta shoh përmbajtjen e tyre. Nuk dua ta marr të filtruar nga punonjësit tuaj”, thotë Kryetari McCaul.

Zyrtarët e qeverisë u thanë ligjvënësve këtë javë se faji mund të gjendet në të dyja administratat, duke filluar që nga pasojat e shkaktuara nga marrëveshja e Dohas e vitit 2020, e negociuar nga ish-Presidenti Trump.

“Këto vendime degraduan në mënyrë dramatike moralin e forcave afgane të sigurisë dhe krijuan një varësi totale në luftime të ushtrisë afgane tek kontraktorët dhe forcat amerikane, duke e lënë kështu ushtrinë afgane të paaftë për të zhvilluar operacione”, thotë John Sopko, Inspektor i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit.

Po kështu edhe për sa i përket planifikimit nga Departamenti i Shtetit…

“Arritëm në përfundimin se drejtuesit e ambasadës, duke zbatuar vendimin e marrë në atë kohë nga administrata, vepruan me mirëkuptimin se operacionet diplomatike do të vazhdonin në Afganistan pas tërheqjes së forcave ushtarake dhe nuk donin të angazhoheshin haptazi në planifikimin e evakuimit, për shkak të shqetësimeve se mund të ngjallte panik dhe të dëmtonte mbështetjen për qeverinë afgane”, tha Inspektorja e Përgjithshme në detyrë, Diana Shaw.

Ligjvënësi McCaul thotë se Kongresi do ta vazhdojë hetimet për sulmin vetëvrasës me bombë më 26 gusht 2021, në aeroportin e Kabulit.

“Kush ishte komandanti që nuk dha leje për të goditur autorin e sulmit vetëvrasës, që rezultoi me vdekjen e 13 burrave dhe grave ushtarake?”, tha Kryetari McCaul.

Sulmi me bombë vrau edhe 170 civilë afganë./VOA

Etiketa: AfganistanBidenSHBATrumpushtria amerikane

Lajme të lidhura

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, arrestohet ‘vëllai’

Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, arrestohet ‘vëllai’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com