GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

5 këshilla për delegimin efikas të detyrave në punë

18:03 - 21/04/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
5 këshilla për delegimin efikas të detyrave në punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipërmarrësit janë vazhdimisht të zënë. Kalojnë orë të gjata në zyrë, marrin vendime të vështira dhe punojnë shumë. Por, nëse ndiheni të mbingarkuar nga puna juaj, duhet të delegoni detyra.

Sipërmarrësit e zgjuar e dinë se nuk mund të bëjnë gjithçka vetë. Mund të duket kundërintuitive, por delegimi i detyrave në fakt mund ta bëjë punën tuaj më të lehtë.

Në vazhdim shpjegohen pesë këshilla të zgjuara, që do t’ju ndihmojnë të delegoni me efikasitet detyrat në vendin e punës.

 

  1. Jepini vetes hapësirë për të menduar

Nuk mund t’i delegoni siç duhet, nëse jeni ulur në një takim ose jeni duke biseduar me një klient për një projekt. Ju duhet kohë dhe hapësirë e mjaftueshme, që të rishikoni dhe delegoni me vetëdije detyrat.

Mbani mend, nuk po delegoni detyra sepse nuk keni asgjë tjetër më të mirë për të bërë. Ju po e bëni këtë, në mënyrë që puna të mund të përfundojë në mënyrë të kënaqshme dhe në kohë.

 

  1. Identifikoni kandidatin më të mirë për secilën punë

Delegimi i detyrave, nuk ka të bëjë me dhënien e detyrave njerëzve në mënyrë të rastësishme. Ju duhet të identifikoni kandidatin më të mirë për këtë punë.

Pyesni veten nëse detyrat kryhen më mirë nga ju apo dikush tjetër në ekipin tuaj. Mbi të gjitha, mos lejoni, që paragjykimet personale t’ju pengojnë.

Nëse nuk mund të identifikoni dikë nga brenda dhe/ose puna është jashtë fushës suaj të ekspertizës, mund të jetë një shenjë, që keni nevojë për ndihmë shtesë. Punësoni një shitës, konsulent ose profesionist të pavarur, për të marrë rezultatet e dëshiruara.

 

  1. Delegoni shumë detyra njëkohësisht

Është shumë më e lehtë të identifikosh detyrat dhe t’ua caktosh ato të tjerëve me një veprim. Njerëzit do të jenë të zënë me punë për periudha më të gjata kohe, dhe ju do t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të bërë punën tuaj.

Një tjetër bonus për këtë qasje është se ju fitoni një ndjenjë më të mirë të asaj, që saktësisht duhet të ketë përparësi në biznesin tuaj.

 

  1. Mbani shënim detyrat e deleguara

Delegimi i detyrave te të tjerët, nuk ju çliron nga kontrolli i detyrave. Nëse drejtoni biznesin tuaj, duhet të dini ende se çfarë po ndodh, në mënyrë që të merrni vendime në kohë.

Mbani shënim të gjitha detyrat, që u delegoni të tjerëve.

 

  1. Informohuni për mbarëvajtjen e punës

Pavarësisht nëse i keni dhënë dikujt leje të pjesshme ose të plotë për të punuar në një projekt, ju ende duhet të dini si po kryhen detyrat që keni deleguar.

Në varësi projektit, mund të dëshironi të planifikoni takime të shkurtra kontrolli dhe takime rishikimi të thelluara me punonjësit. /Inc

Etiketa: delegimdetyratkeshillaKuriozitetepuna efikase

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Luizi paralajmëron ndarjen? Shprehet se do dalë me Kiarën…

Çifti ndrejt ndarjes? Luizi i prerë: Më intereson vetëm ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com