GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Interit i detyrohem shumë”/ Balotelli tregon zënkën me Mourinhon

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Interit i detyrohem shumë”/ Balotelli tregon zënkën me Mourinhon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mario Balotelli mbete një nga personazhet më të veçantë të futbollit botëror në dekadën e fundit, një talent i shkuar dëm për shumëkënd. Ai ka kombinuar paraqitje të mira në fushë, me sjellje të parregullta në jetën private jashtë saj, situatë që ka penalizuar karrierën e tij që mendohej se do ta bënte një nga sulmuesit më të njohur në botë.

Vetë Balotelli ka treguar në një emision radiofonik në Itali pjesë të kësaj karriere dhe disa nga ngjarjet më të veçanta të karrierës. Një nga ato është gjysmëfinalja e Interit në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës, ku ai doli duke hedhur fanellën zikaltër në tokë.

“E nisa ndeshjen mirë, por pastaj gabova 2-3 topa, “San Siro” më vërshëlleu dhe nuk e përjetova mirë, ishte gabimi im për reagimin dhe u ndjeva keq atë ditë. Nuk e kuptoja se përse po më vërshëllenin për 2-3 topa të gabuar. Materazzi më ndoqi në dhomat e zhveshjeve dhe u grindëm verbalisht. Për të ishte një reagim si prej një vëllai të madh, por nuk më goditi.

Unë jam milanist, por i detyrohem Interit për karrierën time. E kam dashur dhe e dua shumë edhe sot, më ka promovuar dhe ka besuar te unë. Moratit i detyrohem për gjithçka.

Mourinho? Kam pasur një raport të mirë me të, por të dy kemi karaktere të vështira për t’u menaxhuar. Kishim përplasje idesh, por ishin përplasje mes një babai dhe të birit. Një herë u nisëm nga Apiano për të luajtur në Katania, sapo dolëm nga qendra stërvitore kisha një zënkë me Mourinhon në autobus, nuk më kujtohet për çfarë arsyeje. Më kujtohet vetëm se ndala autobusin, zbrita, mora makinën dhe u ktheva në shtëpi. Më pas Interi e humbi ndeshjen 1-2. E di që kam bërë budallallëqe por nuk jam fshehur kurrë. Mourinho bëri diferencën te viti i Triplete, ai nxjerr më të mirën nga ty, të bën të inatosesh. Dhe ti, për të reaguar, je gati të thyesh gjithçka, nxjerr gjithë adrenalinën që ke në trup:”, shpjegoi “SuperMario”,  cili më pas kujtoi shkelmin e famshëm që mori nga Totti.

“Kishte qenë një ndeshje në vitet e mëparshme ku kisha bërë me gjest që të heshtnin tifozët e Romës, por nuk besoj se e kishte me mua për atë arsye. Ai në finalen e Kupës së Italisë e kishte inatin me trajnerin që nuk e kishte aktivizuar nga fillimi ndaj ishte nervoz. Unë Tottin e respektoj shumë, e dua shumë. Në fund të ndeshjes edhe i shkrova “Përse me godite me shqelm?”. Ai ishte çarmatosës me përgjigjen e tij “Ec se as nuk të kapa mirë””, kujtoi Balotelli atë episod.

Etiketa: intermario balotelli

Lajme të lidhura

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”
Sport

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
Para
9 faktorët kryesorë që kontribuojnë në lumturinë tuaj

9 faktorët kryesorë që kontribuojnë në lumturinë tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com