GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Fuqizimi i grave në biznes do të ishte…

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Fuqizimi i grave në biznes do të ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka marrë pjesë në Javën e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit, Gratë dhe Pronësia Intelektuale: Nxitja e Inovacionit dhe Kreativiteti, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kryeministri Kurti, në fillim të fjalës së tij tha se gratë na e kanë dëshmuar që janë protagoniste, si ndërmarrëse e si punëtore e sot janë shumë aktive në botën e digjitalizuar e të inovacionit, por edhe në bujqësi, në shërbime, në gastronomi, rrobaqepësi e prodhim.

Duke përmendur shembuj nga e kaluara, ku gratë kanë siguruar mundësi e kanë shpikur forma të burimeve financiare, kryeministri Kurti tha se janë të panumërta gratë që insistojnë në biznes e zhvillim të projekteve, andaj ne detyrohemi dhe obligohemi t’i përkrahim ato që janë në fillim të nismave të tyre.

“Gratë kanë pasur më shumë sfida gjatë përvojave jetësore e të karrierës, prandaj si qeveri jemi të vëmendshëm për këto dallime që në fëmijëri dhe jemi duke ndërhyrë kudo që është e mundshme si, përmes edukimit në fëmijërinë e hershme, e ndarjen e bursave vetëm për vajzat studente në ato lëmi që kanë qenë të populluara kryesisht prej djemve studentë. Qeverisja jonë ka ndërmarrë disa veprime që ndërhyjnë dhe ndikojnë ekonominë drejt barazisë dhe zhvillimit dhe qëllimi ynë si Qeveri është të mos e lëmë askënd në gjendje të pasigurisë financiare”, tha Kryeministri Kurti.

Tutje ai tha se me masat mbështetëse të Qeverisë kanë subvencionua kreditë investuese të mbi 200 bizneseve prodhuese, ku vlera e akreditimit të mundësuar ishte mbi 100 milionë euro.

“Mbështetëm 268 biznese, 40% prej tyre në pronësi të grave, me vlerë 11.2 milionë euro, për shtim të kapaciteteve prodhuese për eksport e me teknologji të avancuar. Nga projekti “Iniciativa për Fuqizim Digjital” përfituan 62 ndërmarrje, prej tyre 35 në pronësi nga gratë, pra ma shumë se gjysma. Për dy vite, janë punësuar rreth 5 mijë gra dhe është rihapur thirrja për biznese për mbështetje të 50% të pagës për 3 muajt e parë nëse punësojnë gra. E, afër 1500 familje kanë të paktën një anëtar të punësuar, prej tyre 603 gra, nëpërmjet masës Qeveria për familje”, tha Kurti.

Ai tha se duhet eliminuar diskriminimi dhe pengesat e shumëfishta, të cilat krijohen veçanërisht duke u bazuar në gjini, por nganjëherë edhe në origjinën etnike e shoqërore, moshën apo edhe gjendjen social-ekonomike.

“Qëllimi ynë si Qeveri është të mos e lëmë askënd në gjendje të pasigurisë financiare. Vetëm me politikën tonë të re, për shtesat për lehona dhe fëmijë, afër 90 mijë gra për herë të parë kanë hapur llogari bankare. Në Kosovë por edhe në shumicën e vendeve të botës kredi marrin më shumë burrat se sa gratë. Ky krahasim është duke lëvizur çdo ditë dhe duhet të shkojë në një qasje më të barabartë. Arsyet pse gratë kërkojnë kredi janë në të shumtën e rasteve më të arsyeshme e më dobiprurëse se sa ato për të cilat kërkojnë burrat kredi”, shtoi ai./RTK/

Etiketa: Grate ne biznesKosovaKurti

Lajme të lidhura

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

16:31 - 29/11/26
“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!
Aktualitet

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

16:02 - 29/11/26
Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit
Aktualitet

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26
Para
Plagoset me armë një person në Durrës, policia jep detajet (EMRI)

Vidhnin në fabrika, dy të arrestuar në Shijak (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

16:31 - 29/11/26

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjeve gjatë protestës, duke bërë me dije se efektivi që qëlloi deputetin Kliti...

Lexo më shumë
“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

16:02 - 29/11/26
Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26
Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

15:40 - 29/11/26
Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

15:23 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com