GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjeve gjatë protestës, duke bërë me dije se efektivi që qëlloi deputetin Kliti Hoti me plumb gome është pezulluar menjëherë nga detyra.

Sipas deklaratës, punonjësi i policisë, inspektor E.A., nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome.

Ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet hetimore.

Policia thekson se as dhuna e protestuesve dhe as provokimet nuk justifikojnë tejkalimin e kompetencave nga efektivët, duke garantuar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit.

DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit dënon me forcë çdo akt dhune dhe mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e qytetarëve dhe respektimin e së drejtës kushtetuese për të protestuar.

Në lidhje me ngjarjet e 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit thekson se asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet me ushtrimin e së drejtës për të protestuar, sikundër asnjë akt dhune apo provokimi nuk mund të përligjë tejkalimin e kompetencave ligjore nga punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në lidhje me këtë të fundit, pas rastit të ndodhur gjatë ditës së sotme, ku një deputet është goditur nga një punonjës i Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor E.A.

Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor, bazuar në pamjet filmike dhe faktet lidhur me veprimet individuale të tij, pasi punonjësi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome.

Ndërkohë, në lidhje me të njëjtin rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur menjëherë veprimet hetimore.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore, pasi Policia e Shtetit është e vendosur të zbatojë parimin e tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, pavarësisht se nga kush kryhet.

Çdo akt dhune dhe çdo rast i dyshuar i tejkalimit të kompetencave duhet të trajtohet me objektivitet, transparencë dhe përgjegjshmëri institucionale, në përputhje të plotë me ligjin.

Etiketa: Efektivi pa urdhërKryesore1Plagosja e Kliti HotitReagon Policia

Lajme të lidhura

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!
Aktualitet

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

16:02 - 29/11/26
Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit
Aktualitet

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26
Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan
Aktualitet

Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

15:40 - 29/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

16:31 - 29/11/26

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjeve gjatë protestës, duke bërë me dije se efektivi që qëlloi deputetin Kliti...

Lexo më shumë
“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

16:02 - 29/11/26
Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26
Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

15:40 - 29/11/26
Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

15:23 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com