GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ortake në projektin ‘Durrës Yachts & Marina’, denoncohet në KPK

08:25 - 26/04/23
në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Ortake në projektin ‘Durrës Yachts & Marina’, denoncohet në KPK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania publike Albanian Seaport Development, ortake në projektin 2 miliardë euro të Durrës Yachts & Marina ka përfunduar ditëve të fundit në Komisionin e Prokurimit Publik pas një ankese mbi një procedurë prokurimi bërë nga një operator ekonomik.

Në listimin e bërë në faqen e Komisionit sqarohet se tenderi i ankimuar ka të bëjë me blerjen e pajisjeve informative/ elektronike me një fond limit 5.2 milionë lekë.

Operatori ankimues pretendon se kriteret e vendosura në procedurë në disa raste nuk rakordojnë dhe duhet të korrigjohen dhe në të tjera janë të ekzagjeruar. Kështu së pari operatori ka kërkuar që të korrigjohet kriteri për autorizimin e prodhuesit që sipas tij ka diskordancë dhe krijon konfuzion mes operatorëve.

Një tjetër kriter që lidhet me punonjësit e kompanisë me specifikime të hollësishme konsiderohet si i paargumentuar dhe i ekzagjeruar pasi në këtë rast po kërkohet të blihen pajisje dhe jo konsulencë.

“Ndërkohë që AK nuk kërkon të kontraktojë konsulentë për identifikimin e nevojave të biznesit në IT në menaxhim në IT apo optimizim procesesh. Objekti i procedurës së prokurimit është blerja e pajisjeve elektronike dhe lëvrimi i tyre në ambientet e AK dhe asgjë më shumë se kaq. Prndaj është e pakuptimtë kërkesa për pajisjen me certifikime në CompTIA të çdo lloji pasi nuk janë të nevojshme për të garantuar implementimin e kontratës”, thuhet në dokument.

Operatori argumenton se duhet që kriteret të kenë lidhje me objektin e prokurimit dhe të jenë proporcionale. AK nuk mund të vendosë kritere tenderi të panevojshme për realizimin e kontratës, kritere të cilat as nuk mund ti argumentojë ligjërisht dhe teknikisht me nevojën për realizimin e kontratës, kështu duke shkelur parimin e proporcionalitetit në vendosjen e kritereve.

Në renditje janë bërë disa kërkesa për korrigjime kriteresh që sipas operatorit janë të nevojshme në mënyrë që të shmangien kriteret që krijojnë kufizime në konkurrencë.

Kompania Albanian Seaport Development

Albanian Seaport Development u regjistrua vitin e shkuar dhe aksioner i 100 për qind të aksioneve është Autoriteti Portual Durrës. Kompania në fjalë është ajo që ka hyrë në marrëveshje me kompanitë nga Emiratet që do të zhvillojnë projektin Durrës Yacht&Marina.

Marrëveshja kuadër u nënshkrua vitin e shkuar me ligjin nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k., “Albanian Seaports Development Company” sh.a. dhe NSHMI Developmentl.l.c., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Palët kanë themeluar një shoqëri e përbashkët (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku).

Shteti shqiptar ka hyrë në këtë marrëveshje me kontributin e tij në truall . Në muajin mars 2023 kompanisë Albanian seaport Development i kaluan në administrim 281 prona për zhvillimin e këtij investimi me status strategjik./N.Maho/Monitor

 

Etiketa: DenoncohetDurrësortake

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Jori pas eliminimit nga BBVIP: Ja kush meriton të fitojë

Jori pas eliminimit nga BBVIP: Ja kush meriton të fitojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com