GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama vazhdon presionet: Nuk ka bashkëpunim me kukullat…

10:30 - 26/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama vazhdon presionet: Nuk ka bashkëpunim me kukullat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS ka deklaruar se më 14 maj, Meta dhe Berisha do të ndëshkohen nga qytetarët.

Rama u shpreh se nuk po u bën presion votuesve, por theksoi se do të jetë i pamundur bashkëpunimi me ata kandidatë të opozitës që do të fitojnë zgjedhjet, duke marrë shembullin e bashkisë Shkodër.

“Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverie qendrore dhe vendore, patjetër kanë një komponent tjetër që nuk mund ta fshehim, se po ta fshinin do ishim njësoj sikur struci kur fut kokën në rërë, më 14 maj njerëzit duhet të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë, që është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike.

Ky nuk është presion, por një mënyrë për t’ia thënë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duan ne, por këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet, por janë vënë për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte. Ne do bëjmë tonën në çdo bashki”, tha Rama.

Nëse do votoni kandidatë të opozitës, nuk do bashkëpunojmë me këto bashki, a është presion ndaj votuesve?

Unë kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA. Kemi thirrje të përsëritura të SHBA për të bërë shumë kujdes në këtë pikë, sepse zgjedhja është e shqiptarëve.

Në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo një individ dokudo mban damkën e personit të padëshirueshëm, kjo e bën të vështirë ndërveprimin.

Ky nuk është presion, por një mënyrë për t’ia thënë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duan ne, por këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet, por janë vënë për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte. Ne do bëjmë tonën në çdo bashki.

Në Shkodër e kemi pasur zero bashkëpunimin jo se nuk kemi dashur, por kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familje të shthurur politike, e cila kurrë nuk ka pasur aftësinë të drejtojë në funksion të njerëzve.

Më thoni një rast që është kjo bashki, apo ajo ish komunë kur këta e kanë pasur dhe ka sjellë ndryshim?!Shkodra është e vetmja bashki ku plehrat rrinë mbi kazanë ditë të tërë dhe nuk hiqen.

Është një situatë e jashtëzakonshme sepse zgjedhja është mes një forcë të madhe politike, që ka treguar vullnetin të bëjë më shumë!

Të heqim këtë apendisit të Shqipërisë që siç i thonë në shqip zorra qorre.

 

Etiketa: kukullapresionRama

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Luizi: Efi del të shtunën, kështu është kur prishesh me Kinën

Efi i “vë kapak” shoqërisë me Luizin: Kush është ai që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com