GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Krasniqit nuk i përgjigjet ‘Ekipi Menaxhues’ për Asociacionin

14:00 - 27/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Krasniqit nuk i përgjigjet ‘Ekipi Menaxhues’ për Asociacionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë mbetur vetëm disa ditë para takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel, me ndërmjetësimin  e BE-së, e ku me shumë mundësi do të flitet për statutin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniçi, ka njoftuar se Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit, nuk është duke iu përgjigjur.

Ditë më parë edhe vetë kryeministri Kurti deklaroi se ky ekip nuk po japë asnjë shpjegim se çfarë ka bërë dhe ku është me punën e tij.

E këtë deklarim të kryeministrit, sot vartësi i tij, ministri Krasniqi e përforcoi kur në një postim në Facebook, publikoi kërkesat zyrtare drejtuar këtij ekipi, për të dhënë shpjegime për punën e tij, por të cilët nuk i janë përgjigjur.

Ministri Krasniqi tha se së fundmi, ministria që drejton, ka marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publike, për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, deklaroi ai.

Sipas tij, vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi, vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa kurse vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.

“Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviç. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiç është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, sqaroi ministri.

Sipas tij, pika e gjashtë e vendimit të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje”, deklaroi ai, duke bashkëngjitur vendimet ndër vite për Ekipin Menaxhues dhe ftesën për takim./RTK

Etiketa: Asociacioni i komunave serbe ne KosoveKosovakrasniqi

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Nations League për vajza, ja kundërshtaret e mundshëm të Shqipërisë

Nations League për vajza, ja kundërshtaret e mundshëm të Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com