GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nations League për vajza, ja kundërshtaret e mundshëm të Shqipërisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nations League për vajza, ja kundërshtaret e mundshëm të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria e vajzave do të njohë të martën e 2 majit ekipet kundërshtare që do të ketë përballë në në UEFA Nations League 2023/2024 me shortin që do të hidhet në selinë qëndrore të UEFA-s në Zvicër dhe do të nisë në ora 13:00.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Armir Grima e ka tashmë një panoramë të skuadrave rivale që mund të ketë në grup në këtë edicion të parë për vajza, që pritet të ngrejë siparin nga shtatori i këtij viti dhe të përmbyllë sfidat në muajin dhjetor të po këtij viti. Ndërkaq, finalet dhe ngjitjet apo rëniet në Ligat A, B dhe C e do të zhvillohen mes datave 21 dhe 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Falë rezultatit historik të arritur në kualifikueset e kaluara, ku vajzat kuqezi grumbulluan si kurrë më parë 10 pikë në kualifikueset e vlefshme për Botërorin 2023, Shqipëria renditet në vendin e 32-të në klasifikimin përfundimtar të UEFA-s dhe është ngjitur kështu në Ligën B.

Kjo ligë është e ndarë në katër vazo me nga katër skuadra secila, në total 16 skuadra.  Kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e katërt, së bashku me Greqinë, Bjellorusinë dhe Kroacinë, kundërshtarë me të cilët nuk do të mund të përballet dot në këtë edicion.

Rivalet e mundshme

Ekipet e tjera të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Irlanda, Polonia, Çekia dhe Finlanda. Në vazon e dytë janë: Serbia, Sllovenia, Irlanda e Veriut dhe Rumania, ndërsa në vazon e tretë gjenden ekipe si: Ukraina, Bosnje – Hercegovina, Sllovakia dhe Hungaria.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje, ku në muajin shtator do të luhen dy ndeshjet e para, në muajin tetor do të zhvillohen dy takimet e radhës dhe ndeshjet përmbyllëse do të luhen në muajin nëntor-dhjetor.

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën Bdo të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht

Etiketa: national leaguevajza 6 vjecare

Lajme të lidhura

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League
Breaking Views

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Para
Bebe Rexha: Gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë

Bebe Rexha: Gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

10:15 - 17/10/26

Prej 5 ditësh Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat studentore, të cilat janë përshkallëzuar në...

Lexo më shumë
63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com