Në pjesën e parë të emisionit “Open’ në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me ekzekutimin e Ardjan Nikulajt në 19 prill Shëngjin, ngjarje e cila sipas Policisë së Shtetit ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes.
E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar kronologjinë e ngjarjes, ndërsa ka treguar detaje se si grupi hetimor ka arritur në gjurmët e vajzës e cila me dëshminë e saj bëri lidhjen e Edmond Haxhiaj me vrasjen.
Lala ka zbuluar gjithashtu se në dëshminë e vajzës para hetuesve, nën frikën e një arrestimi të mundshëm, vajza ka rrëfyer se motori që u përdor për ekzekutimin e biznesmenit është blerë me ermin e saj, ndërsa ka zbuluar se shtetasi portugez, pra ekzekutori i Nikulajt, kishte mësuar disa fjalë shqip me të cilat përshëndeste këdo që takonte.
Ka qenë pikërisht fraza “Si kalut” e përdorur nga autori edhe në vendngjarje, referuar fjalëve të dëshmitarëve, ajo që ka përforcuar edhe më shumë bindje për autorësinë e vrasjes.
“Motori është blerë në Tiranë me kontratë noteriale dhe i është dhënë shtetasit portugez.
Për të hyrë tek ‘Koral’ ka dy hyrje, një nga hyjnë qytetarët, momenti kur kthehet autori është hyrja nga ku bëhet furnizimi.
Këtu sipas hetuesve ka pritur sinjalin nga Harry Simson, vëzhguesi anglez. Simson është një person i skeduar dhe i dënuar 27 herë në Britani. Ka ndërruar 2 taksi dhe është nisur nga Rinasi.
Britanikët kanë pasur rolin e vëzhguesit në ngjarje.
pamjet janë marrë nga recepsioni i hotelit. Asnjë nga britaniket, veç Simson nuk kanë qëndruar në hotel. Fotoja e vrasësit është marrë nga sistemi TIMS. Pas vrasjes ai në orën 19:16 minuta ka kaluar në Kapshticë si këmbësor dhe në Facebook ka hedhur disa postime duke udhëtuar me motor.
Është identifikuar nga vajza që është bashkëpunëtore sot, ka ndihmuar hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Janë hetuesit që kanë shkuar tek vajza. Prokurori ka vërtetuar se Haxhiaj ka pritur në kohë të ndryshme shtetasin portugez dhe ata britanik me makinë të marra me qira në Shkodër.
Vajza ka rezultuar se ka qenë personi që ka blerë motorin me emrin e saj. Vajza para presion dhe nën frikën e një arrestimi të mundshëm ka treguar se motori iu dha një shtetasi portugez për të cilin ka treguar të gjitha detajet.
Vajza nuk është e përfshirë, ka treguar gjithçka ka ditur.
Ka treguar se portugezi kishte mësuar disa fjalë shqip dhe të gjithë i përshëndeste me shprehjen “Si kalut”, detaj thelbësor për hetimin pasi dëshmitarët kanë treguar se janë përshëndetur me të njëjtat fjalë nga autori.
Mendoj se të përfshirë në ngjarje ka dhe persona të tjerë shqiptarë. Në dosjen hetimore del e paqartë kush e shoqëroi nga Lezha në Kapshticë pas ngjarjes. Një njeri që ka kryer vrasje, mundohet të kamuflohet jo të dalë kaq lirshëm dhe të marrë një taksi”, ka deklaruar gazetarja.
Discussion about this post