Ditën e sotme kemi parë të gjithë prodhuesit madhor të qarqeve AM5 të lançojnë përditësime BIOS së bashku me njoftime zyrtare prej Asus, Gigabyte, MSI dhe Biostar.
Prodhuesit e qarqeve janë përgjigjur menjëherë me përditësime pasi AMD doli me një njoftim zyrtar lidhur me zhvillimet shqetësuese me procesorët Ryzen 7000X3D por jo vetëm të cilët po digjeshin.
Ditën e sotme kemi parë të gjithë prodhuesit madhor të qarqeve AM5 të lançojnë përditësime BIOS së bashku me njoftime zyrtare prej Asus, Gigabyte, MSI dhe Biostar.
Përditësimet AM5 të Asus
Kompania zgjodhi rrjetin social Twitter për të ofruar një informacion të fundit. Menaxheri i marketingut Juan Jose Guerrero tha se procesorët Ryzen 7000X3D nuk lejojë ndryshimin e voltazhit të bërthamave por mbështetin teknologjitë PBO2 dhe EXPO të cilat teknikisht janë një overclock dhe rrisin voltazhin e SoC.
Përgjigja e Asus ishte kufizimi i voltazhit SoC në maksimumin prej 1.3V. Asus tha se përdoruesit do të marrin një përditësim që kufizon në 1.3V brenda 24 orëve të ardhshme.
Përditësimet AM5 të Biostar
Biostar është një prej partnerëve të vegjël të AMD dhe ofron tre pllaka amë, X670E Valkyrie, Racing B650EGTQ dhe B650M-Silver. Kjo është mbarë linja AM5 e kompanisë.
Sapo lajmet u përhapën për problemin, Biostar krijoi një përditësim BIOS që kufizon voltazhin Vcore të procesorit, voltazhin SoC dhe Misc me qëllim që të reduktohej një dëmtim i mundshëm i procesorëve Ryzen 7000X3D.
Përditësimet AM5 të Gigabyte
Përmes një njoftimi në blog ditën e sotme, Gigabyte tha se ka punuar nga afër me AMD për të lançuar një version të ri beta të BIOS për të adresuar shqetësimet e fundit dhe dëmtimet e mundshme të procesorëve Ryzen 7000X3D.
Gigabyte gjithashtu thotë se ka aplikuar kufizime të voltazhit të SoC duke reduktuar dëmtimin e procesorëve. Përdoruesit do të gjejnë shkarkimet beta të BIOS për 23 modele të ndryshme pllakash amë të disponueshme nga ky moment.
Përditësimet AM5 të MSI
Përditësimet MSI i lançoi përmes rrjetit social Reddit. Kompania tha se përdoruesit e pllakave amë MSI nuk kanë pasur probleme me voltazhin SoC i cili në pllakat tjera amë shkonin deri në 1.5V.
Por për siguri maksimale, MSI ka ndjekur udhëzimet e fundit të AMD duke çaktivizuar ndryshimin e voltazhit të Vcore për procesorët Ryzen 7000X3D.
Në tërësi ajo që ne rekomandojmë si përdorues të platformës AM5 është të jeni të kujdesshëm me voltazhe dhe të aplikoni këto përditësime sa më të parë të jetë e mundur.
Problemet me djegien e procesorëve AMD besohet se vinin nga voltazhet SoC të cilat ishin rritur ndjeshëm deri në 1.4V në rastin kur përdorej një çift modulesh RAM prej 6000Mhz ose më lart.
Discussion about this post