GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha sulmon Ramën: I pashpirt, u hoqi ndihmën 20 mijë kuksianëve

12:26 - 30/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha sulmon kandidatin e Ramës në Fushë Arrëz: Me disa dosje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se është e korruptuar dhe vjedh taksat e qytetarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Fushë-Arrëzit, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Hil Currin.

Në vijim të akuzave Berisha tha se Rama ndërton rrugë në fushë me 24 milionë euro kilometrin.

Ai shtoi se qeveria ka hequr nga ndihma ekonomike mbi 20 mijë familje vetëm në Kukës.

“Edi Rama vetëm në qarkun e Kukësit ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. Po ti si shtet atë që jeton me 1-2 dylym tokë, në gjithë botën atë e paguajnë që të rrijë aty ku është. Ky u hoqi ndihmën ekonomike. 3 ditë më parë Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi ku vetëm 20 % e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike marrin ndihmë ekonomike. Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë? Vitin e kaluar ka mbledhur nga taksat tuaja 5.8 miliardë euro.

Në vitin 2013 ne kemi mbledhur 3.8 miliardë euro. Me këto para dyfishuar rrogat e pensionet. Ndërtuam qindra kilometra rrugë kudo, në çdo rreth. Ku janë paratë tuaja? Janë në xhepat e qeveritarëve dhe klientelës së tij. Sepse ky ndërton një rrugë 24 milionë euro kilometrin në fushë.

Në një kohë kur tuneli i Kalimashit ka kushtuar 17 milionë euro kilometrin. Po vodhi kryeministri, të gjithë të tjerët në zinxhir vjedhin sa të munden. Rrugët nuk ndërtohen, rrogat dhe pensionet nuk rriten. Njerëzit ikin me shpresë se diku do të gjejnë një qoshe që të kenë më pak dhimbje ekonomike. Kemi faktuar se jemi krejt ndryshe, nuk jemi njëlloj.

Hil Curri do të jetë një shërbëtor i përulur para jush. Do të menaxhojë në mënyrën më transparente të gjithë burimet buxhetore. Do përkujdeset për të gjitha fshatrat, qytetin. Do të bëjë gjithçka për perspektiva të reja. Fushë-Arrëzi ka pasuri të jashtëzakonshme, por problemi është se ato nuk kthehen në mirësi për ju.

Unë kam një thirrje për të gjitha vajzat e gratë që janë të pranishme këtu. Unë besoj se kjo duhet të jetë një fushatë e juaja, sepse jeni ju që mbani mbi supe brengën e boshatisjes së familjes sot”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1kuksianeRama

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Italia nuk heq dorë nga ndërtimi i urës së varur më të gjatë në botë

Italia nuk heq dorë nga ndërtimi i urës së varur më të gjatë në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26

Dera e drunjtë e shtëpisë në Gryksh të Peqinit së familjes prej 4 anëtarësh që humbi jetën tragjikisht në Itali...

Lexo më shumë
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com