Federata Shqiptare e Qitjes Sportive ka zhvilluar sot aktivitetin “Kupa e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e 40 sportistëve nga 5 Klube të cilët kanë garuar në disiplinat pushke dhe pistoletë 10 m me ajër në kategoritë: Të Rinjtë, Senjor dhe Master.
Rezultate shumë të mira u arritën nga sportistët e rinj në kategorinë e pushkës Ilian Lati i Studentit me 597.3 pikë duke kaluar rezultatin e kategorisë senjor dhe master ndërsa në disiplinën pistoletë femra rezultati më i mirë ishte i Manjola Konini me 557 pikë.
Garat vazhdojnë në sportin e qitjes edhe me datë 6 maj me Kupën “Nënë Tereza” për tu përgatitur për Kampionatin Kombëtarë të kategorisë Senjor dhe Master me datë 27 maj ndërsa Kampionati i të rinjve do të zhvillohet në muajin qershor.
Discussion about this post