GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Diplomati i njohur jep alarmin: Rusia kërkon të destabilizojë Kosovën

14:50 - 30/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Diplomati i njohur jep alarmin: Rusia kërkon të destabilizojë Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, thekson diplomati Avni Spahiu.

Spahiu në një intervistë për The Geopost, shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.

“Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt”, thekson Spahiu.

Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Uashington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit.

“Pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabilitet në vendet e Ballkanit, pasi që po flasim për Ballkanin”, pohon ai.

Po ashtu, sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë tani që edhe Uashingtoni po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt BE-së, drejt politikës së BE-së, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se politika serbe e mbajtjes së dy karrigeve do të marrë fund dhe se Serbia do të kthehet përfundimisht”, shprehet Spahiu.

Diplomati kosovar tregon rastin se si propaganda serbe kishte shpifur kundrejt Kosovës, pas lidhjes së një marrëveshje me shtetin amerikan të Ajouas.

“Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Ajoua, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Ajouës këtë partneritet”.

Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën”, tregon diplomati.

Në këtë intervistë, Spahiu ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan.

“Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokusim më të madh në Ballkan në shtetet tjera, në të cilat Serbia apo Rusia përmes Serbisë po përpiqet t’i realizojë aspiratat e veta”, ka përfunduar Spahiu.

Etiketa: Avni SpahiuKosovaRusiaSerbiaspAHIU

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
Studimi: A mund të bëhet njeriu i varur nga pornografia?

Në kërkim për mashtrim kompjuterik, kapet 30-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com