GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Thellohet kriza e OSHEE, ujësjellësit kanë 15,47 mld detyrime të pashlyera

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohet kriza e OSHEE, ujësjellësit kanë 15,47 mld detyrime të pashlyera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Faturat e pashlyera në OSHEE mbeten të larta edhe për 2021, pavarësisht se kanë pësuar një reduktim të lehtë krahasuar me 2020. Të dhënat zyrtare të publikuara nga OSHEE bëjnë me dije se në total shuma e faturave të palikujduara arriti në 76,93 miliardë lekë, nga 77.47 miliardë lekë, që ishte deri në fund të muajit gusht.

Por, të dhënat e përgjithshme, duke marrë parasysh krizën në të cilën ndodhet vetë institucioni, por edhe familjarët, tregojnë se vlera mbetet ende e lartë dhe nuk ka sinjale për përmirësime.  Deri më tani niveli i borxheve që klientët i kanë OSHEE-së është një nga më të lartët, që prej vitit 2013, ku niveli i borxhit ishte 71.37 miliardë lekë. Sa i takon 9-mujorit të këtij viti, rënie e borxhit është shënuar thuajse për të gjitha kategoritë, duke përfshirë konsumatorët familjarë, biznese, institucionet buxhetore. Por, nga ana tjetër regjistrohet edhe një nivel i lartë detyrimesh të prapambetura që ky institucion i ka qeverisë, duke bërë që të shfaqë një përformancë të dobët në investime.

Kjo mungesë investimesh është përkthyer në cilës të dobët të energjisë për qytetarët, kur jo pak herë ka pasur ankesa, pasi pasojat i vuajnë edhe ata që kanë qenë të rregullt me pagesën e faturave.

Nga ana tjetër ujësjellës-kanalizimet vazhdojnë të rrisin krizën financiare dhe janë institucionet që kanë borxhin më të lartë ndaj OSHEE.  Sipas të dhënave të publikuara nga OSHEE kjo kategori regjistron borxhin në masën e 15,47 mld lekëve, nga 15.25 mld lekë që ishte kjo vlerë për 8-mujorin.  Ujësjellësit,  nga ana tjetër gjithashtu kanë zbehur cilësinë e shërbimeve, madje është një institucionet që ofron shërbim bazë, atë të furnizimit me ujë, por që qytetarët ankohen më së shumti.

Sa i takon konsumatorëve familjarë, që janë edhe debitorët më të mëdhenj për 9-mujorin arritën një borxh total prej 45.41 mld lekësh, nga 45.78 mld lekë që ishte në periudhën 8-mujore. Ndërkaq, edhe bizneset regjistrojnë një borxh prej 11.51 mld lekësh për fatura energjie të palikujduara, nga 11.81 mld lekë që ishte kjo vlerë për periudhën janar-gusht. Në total, arkëtimet nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rezultojnë në 95.3% e faturave të emetuara.

Etiketa: borxhekryesore2OSHEEujesjelles

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Çfarë po ndodh? Donaldi kyç Sarën në një kuti

Çfarë po ndodh? Donaldi kyç Sarën në një kuti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26

Situata është tensionuar sërish para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektivët e policisë. Këtë të fundit po...

Lexo më shumë
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

20:44 - 20/10/26
Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com