GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi vidhte miliona euro me “Call Center”-at, ja si ka vepruar mashtruesi shqiptar

14:25 - 01/05/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 5 min
A A
Grupi vidhte miliona euro me “Call Center”-at, ja si ka vepruar mashtruesi shqiptar

Guido Montani Fargna

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 30-vjeçar i kërkuar për skemën e mashtrimit me “Call Center”-a me dëm prej 15 milionë eurosh është arrestuar nga policia ditën e djeshme.

Jusel Mici u lokalizua në zonën e Spillesë, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej fazës së parë të operacionit në dhjetor 2022 kur u kontrolluan disa ambiente dhe ranë në pranga disa bashkëpunëtorë të tij në Tiranë. Policia e Tiranës bëri me dije zyrtarisht dje se u arrestua një 30-vjeçar të kërkuar për mashtrim kompjuterik, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve të huaj të cilëve u ka përvetësuar një shumë prej 15 milionë euro.

I dyshuari Jusel Mici, është lokalizuar dhe arrestuar të dielën në zonën e Spillesë në Kavajë. Ai ishte shpallur në kërkim në dhjetor 2022 pas një operacioni të përbashkët në Shqipëri dhe Itali kundër një rrjeti “Call Center”-ash që përvetësonin fondet e shtetasve të huaj. Burimet zyrtare thanë se Shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë organizuar punën me qëllim kapjen e të riut dhe finalizuan operacionin e koduar “Sunday”. 30-vjeçari Mici sipas policisë, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta. Pas hetimeve të kryera për këtë skemë mashtrimi, prokuroria ka kërkuar në gjykatë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Kjo masë është miratuar nga gjykata ndërkohë që në dosjen e SPAK, të hetuar bashkë me autoritetet italiane, përshkruhet edhe mënyra si vepronte grupi kriminal.

Pasi kontaktonin shtetasit e huaj të cilëve u prezantonin mundësinë e investimit të fondeve të vogla kundrejt përfitimit, të akuzuarit hynin në faqet personale të viktimave në banka, duke marrë kështu njohuri për të dhënat dhe gjendjen ekonomike dhe duke arritur, në shumë raste, për t’i bindur ata të investojnë të gjithë kapitalin ekonomik që kishin në dispozicion. Në fazën e fundit, pasi të mashtruarit zbulonin të vërtetën dhe kërkonin mbrapsht paratë e tyre, ata kontaktoheshin nga anëtarë të tjerë të mbledhjes së borxheve, të cilët i bindnin të paguanin para shtesë për të rikuperuar shumat e humbura ose e shtynin të merrte aksione në kompani të reja, të krijuar nga vetë të dyshuarit, çka rezultonte sërish një skemë e re mashtrimi.

 

OPERACIONI NË ITALI

Operacioni u zhvillua dhe në shtetin italian, konkretisht në qytetet Cagliari, Padova dhe Piacenza, ku Karabinierët e Komandës Provinciale të Pizës zbatuan një urdhër paraburgimi dhe dy vendime sekuestrimi paraprake për një vlerë totale mbi 3 milionë euro. Vendimet u lëshuan nga Gjykata e Pizës dhe Piacenza-s, sipas kërkesës së Prokurorisë Publike të Pizës, përkundrejt llogarive rrjedhëse dhe depozitave bankare në dispozicion të 3 subjekteve me kombësi; dy shqiptare dhe një italiane, që ishin në një ortakëri, të cilave iu shtua edhe 1 subjekt tjetër i lidhur, por jo pjesëmarrës në strukturën kriminale, të gjithë të lidhur me bashkëpunim kriminal, për mashtrim të rëndë dhe ushtrim të ndërmjetësimit financiar pa autorizim përkatës, lidhur me investimet e shumave të mëdha parash në letra me vlerë dhe kriptovaluta dhe pastrim parash.

 

MASHTRIMI I QYTETARËVE TË HUAJ

Në fillim të huajve u garantohet një përfitim i menjëhershëm ekonomik kundrejt një investimi të vogël të viktimave, i cili shërbente për t’i bindur ata të investonin. Më pas, viktima, duke u konsultuar me një platformë mashtruese në internet, krejtësisht fiktive, bindej nëpërmjet një ndërmjetësuesi të rremë, që të investonte gjithnjë e më shumë para. Krijohej një “marrëdhënie besimi” midis investitorëve dhe këshilltarëve financiarë të rremë, i cili lejonte këta të fundit (përmes një programi kontrolli të veçantë në distancë) të hynin në faqet personale bankare të viktimave, duke marrë kështu njohuri për të dhënat dhe gjendjen ekonomike të këtyre të fundit dhe duke arritur, në shumë raste, për t’i bindur ata të investojnë të gjithë kapitalin ekonomik që kishin në dispozicion.

Viktimat që zbulonin mashtrimin duke kërkuar marrjen e investimit, kontaktoheshin nga anëtarë të tjerë të vetëquajtur të kompanive të mbledhjes së borxheve, të cilët i bindnin të paguanin para shtesë për të rikuperuar shumat e humbura ose e shtynin të merrte aksione në kompani të reja, të krijuar nga vetë të dyshuarit. Gjatë hetimit u konstatua se, nëpërmjet këtyre veprimeve, viktimat janë bindur të investojnë në kriptovaluta dhe në fund iu kanë përvetësuar shumat e marra dhe më pas janë bërë të paarritshëm për t’u kontaktuar. Analizat financiare, të realizuara nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve të ndryshme, kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave në pjesën më të madhe të rasteve, shndërroheshin në kriptovaluta të lidhura me llogari rrjedhëse jashtë shtetit, në mënyrë që të bëheshin të pagjurmueshme.

Aktivitetet hetimore, teknike, tradicionale dhe kibernetike kanë bërë të mundur identifikimin e eksponentëve më në zë të këtij rrjeti kriminal dhe në veçanti të atyre shtetasve të cilët drejtonin këtë skemë mashtrimi ndaj qytetarëve evropianë. Policia këshillon që të gjithë investitorët e mundshëm evropiane dhe jo vetëm të jenë tepër vigjilentë kur bëjnë investime në rrjet dhe të kontrollojnë nëse faqet e internetit i përkasin ndërmarrjeve që veprojnë në mënyrë legjitime. Njësia e hetimit kibernetik bën me dije të gjithë shtetasit se mashtruesit janë mjaft të aftë për të krijuar afrimitet me viktimat potenciale: bisedat e tyre mund të jenë për situatë reale po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzojnë vetminë e krijuar nga situata e ndryshme duke u vetëofruar si miq dhe persona të besuar. Viktimat mund të jenë si gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë dhe që kanë dëshirën për të fituar para lehtësisht. Viktima, pas komunikimit me ta, krijon një besueshmëri kaq të madhe në raste të caktuara, duke e lejuar mashtruesin të kryejë çdo lloj veprimi i cili i shërben atij për të arritur qëllimin.

Megjithatë mashtruesit nuk mjaftohen me kaq. Në raste të caktuara ata mund të kontrollojnë postën elektronike, fotografitë dhe dokumentet e viktimave. Të gjitha këto informacione shfrytëzohen për të pasur në dorë viktimat në rast se ata do të hezitojnë për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste, atëherë kur mund të perceptojnë hezitime tek viktimat, mund të bëhen agresivë dhe të pamëshirshëm duke shfrytëzuar në këtë rast informacionet e marra dhe duke bërë të mundur që t’i bindnin duke u kërkuar financime për investimet e reja. Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë informacion për këtë lloj veprimtarie kriminale, të denoncojnë në strukturat për hetimin e krimeve kibernetike, me qëllim mbrojtjen e pasurive të tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Marrë nga Panorama

Etiketa: call centermashtruesi shqiptar

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Washington Examiner ‘plas bombën’: SHBA po heton Ramën dhe Veliajn

Washington Examiner 'plas bombën’: SHBA po heton Ramën dhe Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com