GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt, kur mbahet gjyqi në Londër për ‘Porositësin’

10:59 - 02/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutimi i Ardian Nikulaj, arrestohet në Angli Edmond Haxhia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edmond Haxhia, 37-vjeçari nga Kakarriqi i Lezhës, pritet të dalë parë gjykatës në Angli me 8 qershor.

I vënë nën akuzën e rëndë të financimit dhe organizmit të vrasjes së biznesmenit dhe politikanit lokal, Ardian Nikulaj, lezhjani do të njihet me vendimin që do të paraqitet nga drejtësisë atje për çështjen e ekstradimit të tij.

Sipas të dhënave që vijnë nga Londra mësohet se Haxhia është dorëzuar në prani të avokatit të tij britanik, i cili do të ndjekë gjithë procedurën ligjore ndaj klientit të tij, në Britani dhe në Shqipëri.

Po ashtu në data të ndryshme priten të shqyrtohen kërkesat edhe për katër personat e tjerë të ndaluar nga policia britanike, ndërkohë që presin tu shkojnë dokumentacionet e Prokurorisë së Lezhës për të nisur edhe shqyrtimin e të gjithë materialit. Po ndërkohë që të gjithë të ndaluarit atje kanë mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen ne ngjarjen e 19 prillit në Shëngjin, Policia dhe grupi hetimor që po merren me ngjarjen kanë hedhur të dhëna të tjera ditën e djeshme, të dhëna që janë shoqëruar edhe me pamje filmike.

Faktet e reja sipas policisë

Një material filmik i hedhur ditën e djeshme në media, por që në fakt ka ditë që ka bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, tregon Ruben Saraivan teksa qëndronte në Shkodër me një grup të rinjsh dhe shante Edi Ramën. Grupi hetimor e ka përzgjedhur si fakt të ri në hulumtimin për provat e reja që lidhen me ekzekutimin e 51-vjeçarit, Ardian Nikulaj, mesditën e 19 prillit në lokalin e tij. Po ashtu bëhet me dije se në disa pamje filmike, të nxjerra nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, shihen shtetasit e huaj, të dyshuarit për përfshirje në krim duke drekuar me të zotin e restorantit, që më pas iu mor jeta, ndërkohë që personi që akuzohet dhe kërkohet si informatori i vrasësit portugez, sipas policisë, luante bilardo me fëmijët e familjes Nikulaj brenda ambienteve të godinës në pronësi të tij.

Të gjitha këto detaje dhe shumë pamje të tjera që janë siguruar në shumë vende, mësohet se po i bashkëngjiten dosjes hetimore që do të niset në drejtim të Britanisë për të bindur gjykatën atje që të lejojë ekstradimet e të akuzuarve nga policia jonë. Por ditën e djeshme, ka qenë një media britanike që ka bërë me dije se sherri mes viktimës dhe shqiptarit të akuzuar si organizator ka ndodhur për një shumë parash në vlerën e 80 mijë paundëve. Ndërkohë që japin këtë fakt, media thotë se më pas ndodhi edhe vrasja për gjakmarrje, duke dhënë dy linja që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën.

Megjithatë pritet që prokuroria dhe gjykata në Britani të verifikojë jo vetëm fakte, prova e dëshmi që do të shkojnë nga Shqipëria, por edhe pretendimet e të gjithë personave që janë të arrestuar momentalisht. Gjithashtu një provë e fortë mësohet se është motori, i cili do të jetë i fiksuar me foto që do tu vihet në dispozicion autoriteteve britanike, si për të dëshmuar lidhjen e Haxhiajt me ekzekutorin si dhe me britanikun informator. Sipas policisë, Haxhia i ka pritur në Rinas turistët e huaj të cilët akuzohen se edhe kanë kryer ekzekutimin e biznesmenit.

 

 

Etiketa: gjyqiNikulajporositesi

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
“Pasardhësi i Messit” pranë largimit nga Barcelona

“Pasardhësi i Messit” pranë largimit nga Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com