GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Rama po shkatërron bizneset,posteri im preku të korruptuarit

21:08 - 02/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Rama po shkatërron bizneset,posteri im preku të korruptuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka folur në studion e emisionit “Frontline” në News24 në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.

Këlliçi deklaroi se nuk beson te patronazhistët apo aktivistët e bashkisë që paguhen për të bërë ‘like’ në Facebook, duke iu referuar asaj që e cilësoi si tejfryrje të administratës publike.

Ai komentoi edhe gjendjen e biznesit teksa fliste për reduktimin e taksave për këta të fundit në kryeqytet, duke thënë se biznesi sot me Ramën po hidhet në erë me tritol, pasi media e lidhur me të duhet të jetë nën varësinë e kryeministrit.

Këlliçi foli po ashtu edhe mbi posterat e tij që u komentuan gjerësisht, duke thënë se gishtat i janë drejtuar korrupsionit, të cilin ka zgjedhur ta luftojë “pa pasur etikë”, ndërsa shtoi se në këtë poster nuk i drejtohet asnjë individi dhe se të vetmit që u prekën janë të korruptuarit sipas tij.

“Në Kuvend rrallë herë kam pasur mundësi të flas për problemet e qytetarëve dhe banorëve të zonave që përfaqësoja. Beteja ime është për qytetin e Tiranës. Shifra për subvencionimin është 21.8 milionë euro në vit, paratë do dalin nga buxheti i bashkisë së Tiranës.

Unë nuk besoj te patronazhistët apo aktivistët e bashkisë që paguhen për të bërë like në Facebook. Unë mendoj se duhet të ketë njerëz që punojnë pa dallim bindjesh partiake. Mendoj se administrata është tej mase e fryrë tanimë. Për punën e një personi ka 3-4 vetë sot. Kryeministri ka qenë krenar kur ka ardhur në Komisionin Hetimor për inceneratorët, pse nuk vjen të flasë në gjykatë dhe të thotë se këtu nuk vidhen para. Sot kemi një faturë për mbylljen e Agon Channel për tekat e kryebashkiakut. Unë nuk kam asnjë të përbashkët me të.

Ne u bëmë vend model me taksën e sheshtë sepse ishim të parët që e implementuam. Si është biznesi sot me Ramën. Biznesi sot me Ramën hidhet me tritol në erë, hidhet në erë një hotel që furnizon median sepse media duhet të jetë nën varësinë e kryeministrit. Unë po them të kundërtën. Modeli i taksës së sheshtë ishte më i mirë për vendin. Kjo shoqërohet me posterin me gishtat e mesit sepse dua të luftoj korrupsionin në bashki me çdo kusht. Është një akt revolte prej qytetari kundrejt korrupsionit. Në luftën ndaj korrupsioni nuk kam asnjë etikë. Ky poster është nxjerrë nga unë, aty ka një fjali. Duart kështu i drejtohen korrupsionit. Unë kam dalë ta luftoj pa etikë korrupsionin. Në këtë poster nuk i drejtohem asnjë individi, por i drejtohem korrupsionit. U shqetësuan të korruptuarit nga kjo. Me atë faqe në internet kanë mashtruar pasi ka qenë fallco. U vërtetua që nuk ishte e vërtetë dhe u mbyll faqja. Me atë që kam bërë kam vërtetuar që do ketë luftë ndaj korrupsionit. Gishti as nuk dallohet aty. Fëmijët duhet të kuptojnë se korrupsioni duhet të luftohet. Media juaj e vuan në kurriz tritolin e qeverisë.

Ku e kam falso diplomën time? Kam dhënë dhe sqarim publik. Harry Fultz ka qenë 5-vjeçar, tani është 4. Unë jam larguar pas vitit të katërt sepse atëherë nuk ka qenë matura shtetërore. Kur e gjetën që nuk ka qenë matura kjo ra. Ka mijëra studentë. Universiteti i Maryland nuk është kinemaja e Baldushkut, ka mijëra maturantë që ndjekin këtë lloj praktike që u duhet të ikin para vitit të fundit sepse gjimnazi në Shqipëri nuk njihet në SHBA. KA provime dhe certifikatat që të njohin dijet për të qenë pjesë e universitetit. Këtë praktikë e kanë ndjekur dhjetëra studentë të tjerë si unë. Kam dhënë gjithë provimet. Jo vetëm jam pranuar, por kam përfituar bursë të plotë. Kam mbaruar universitetin dhe kam sjellë diplomën në ministrin e arsimit dhe sipas krediteve kanë bërë ekuivalentimin për master shkencor”, u shpreh Këlliçi.

Etiketa: KelliciKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
Bylykbashi: Partizani fiton derbin, Tirana do…

Bylykbashi: Partizani fiton derbin, Tirana do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com