GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është mjekja që lëshon raporte pa parë pacientin

21:54 - 02/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është mjekja që lëshon raporte pa parë pacientin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik mbi dhënien e diagnozës nga një mjeke psikiatre për një person, pa e vizituar dhe pa ditur asnjë të dhënë për të.

Edhe pse në terr të plotë informativ mbi personin, mjekja psikiatre Greta Guga plotësoi një diagnozë kundrejt pagesës prej 5.000 lekësh.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se një mjeke psikiatre në Durrës lëshon raport mjekësor pa e parë pacientin. Mjafton t’i thuash diagnozën që do dhe kundrejt pagesës  psikiatrja ta dorëzon në dorë.

Fakti bëhet edhe më interesant, por i rëndë njëkohësisht, kur Fiks Fare kupton se këtë gjë e dinë edhe mjekët e familjes. Emri i parë ku të adresojnë është mjekja Greta Guga.

Kështu fillon edhe investigimi i Fiksit. Një bashkëpunëtore e emisionit fillimisht i drejtohet një mjeke familjeje, të cilës i thotë hallin që ka. Ajo i tregon se bashkëshortit të saj i është refuzuar viza për jashtë shtetit dy herë dhe kërkojnë që të paraqesin një dokument, ku ai ka probleme të shëndetit mendor dhe duhet t’i bashkohet vëllait të tij për t’u kuruar atje. Këtë sugjerim sipas bashkëpunëtores së Fiks-it ia ka bërë një avokat dhe kërkon ndihmë se si mund ta marrë këtë raport mjekësor.

Mjekja e familjes e cila i  ka dhënë një rekomandim tek një neurolog më përpara e pyet se çfarë ndodhi. Bashkëpuntorja e Fiksit i tregon se neurologu e kishte shumë të lartë pagesën rreth 100 mijë lekë për t’i dhënë raportin mjekësor që donte. Kështu mjekja e familjes i jep rekomandimin tjetër edhe pse personit që iu lëshua nuk ishte pacient i saj, kësaj radhe  i përmend emrin e psikiatre Gretës duke i thënë bashkëpunëtores së Fiks-it që t’i fliste edhe asaj hapur se për çfarë e donte dokumentin.

Fillimisht duke mësuar se mjekja psikiatre ka dhe një klinikë private, bashkëpunëtorja drejtohet atje duke i thënë se i duhej një diagnozë për të shoqin sikur kishte probleme të shëndetit mendor, edhe pse në të vërtet ai gëzon shëndet të plotë. Mjekja psikiatre pranon pa asnjë hezitim t’i japë raportin kundrejt 5000 lekëve. Madje ajo e pyet edhe sesi e interesuara e do diagnozën. Pasi bien dakord psikiatrja i lë takim në poliklinikë të nesërmen në ora 13:00 ku merr edhe turnin. Aty ajo do i japi edhe raportin mjekësor, ku e interesuara do e paraqesë në ambasadë.

Pasi bën pagesën prej 5000 lekësh bashkëpunëtorja e Fiksit pajiset me diagnozën nga psikiatrja Guga. Në të shkruhet  ekzaminimet “Çrregullim ankthi, pacienti me ankth, pagjumësi, ulje të oreksit, me atake paniku të herë pas hershme…” etj madje edhe trajtimi i rekomanduar. Më pas, në raport shkruhet “Të mbështetet nga familjarët, të rikonsultohet pas tre muajsh, por më kryesorja të shoqërohet nga familjarët sidomos vëllai që qëndron larg“.

Raporti përmban numrin e regjistrit 584, datën 28.03.2023 si dhe vulën e mjekes psikiatre Greta Guga. Pacientin për të cilin mjekja lëshoi raportin, as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë asnjëherë në jetën e saj.

Por çfarë mund të bëhet më një dokument të tillë në dorë?

Fiks Fare pyeti disa avokatë që çfarë vlere ligjore ka ky raport dhe çfarë lehtësirash sjell për njerëzit që kanë kryer vepra penale.

Avokatët pranojnë që raporti është i ligjshëm dhe në çdo situatë që mund të ndodhet i akuzuari për vepra të ndryshme penale ka lehtësira ligjore. Me paraqitjen e një raporti të tillë një gjyqtar mund të ndërrojë masën e sigurisë të një akuzuari si për shembull nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Etiketa: mjeke

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Vetëm 45 minutat e para, Xhaka tre asist kundër Chelseas (VIDEO)

Vetëm 45 minutat e para, Xhaka tre asist kundër Chelseas (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com