GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishin të shpallur në kërkim, ekstradohen në Shqipëri tre persona

11:22 - 23/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ishin të shpallur në kërkim, ekstradohen në Shqipëri tre persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona të shpallur në kërkim nga Interpol janë ekstraduar drejt vendit tonë për llogari të drejtësisë shqiptare.

Policia bën me dije se janë kapur në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, të cilët kërkoheshin, pasi rezultojnë të dnëuar.

Mësohet se mes tyre është edhe një grua. Bëhet fjalë për Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Po ashtu është ekstraduar Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, pasi  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit janë kapur në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, të cilët janë ekstraduar drejt vendit tonë.

1-Nga Zyra Qendrore Kombëtare – Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

2-U ekstradua nga Londra shtetasi Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Ky shtetas, gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli.

3-Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit R. K., 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Shtetasi R. K. në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ljubjana, Interpol Manchester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i tyre, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Etiketa: arrestime

Lajme të lidhura

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi
Aktualitet

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi

15:28 - 02/02/26
Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin
Aktualitet

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

14:16 - 02/02/26
Para
Ibsen Elezi: Agron Shehaj nuk ka kostum politik për të drejtuar PD-në

Ibsen Elezi: Agron Shehaj nuk ka kostum politik për të drejtuar PD-në

TË FUNDIT

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve
Breaking Views

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

18:34 - 02/02/26

Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë. Fillimisht fjalën e kanë nisur qytetarët, të...

Lexo më shumë
Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

18:08 - 02/02/26
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com