Kryeministri Edi Rama ka kaluar në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Erion Veliajt, duke ironizuar mesazhet që kryebashkiaku i pezulluar përcjell nga qelia dhe duke i cilësuar si dorëshkrime nga një “burg imagjinar politik”.
Rama u shpreh se shpreson që kryebashkiaku të kuptojë se po gabon në raport me të dhe me PS-në.
Rama asambleja e PS veliaj“Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën. Po vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim”, tha Rama, duke shtuar se e kishte fjalën për raportin e Veliajt me të dhe me Partinë Socialiste.
Rama paralajmëroi se PS do ta gjykojë “me ashpërsinë më të madhe politike” këdo që, sipas tij, vepron kundër punonjësve të Bashkisë së Tiranës. Ai përmendi punonjësit socialistë, ata pa përkatësi partiake, si Elona Lalaj, dhe demokratët që punojnë në bashki.
Kryeministri e cilësoi mungesën e kryebashkiakut si një problem që prek ecurinë e punëve të qeverisjes vendore. Ai tha se zgjidhjen e sheh më 9 maj, në Ditën e Evropës, kur shprehu bindjen se socialistët do ta fitojnë sërish Tiranën.
Duke folur për bilancin e 13 viteve të qeverisjes, Rama përmendi dobësitë dhe gabimet e PS-së, por tha se forcat e tjera politike, sipas tij, rrezikojnë të sjellin kaos, konfuzion dhe paqëndrueshmëri.
“Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën. Po vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim. Ditë e natë në raport me mua dhe në raport me Partinë Socialiste të Shqipërisë, por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo që Bashkinë e Tiranës do ta zbatojë këtë kulturë si e qorrë kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbyes publik pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mira e mira njerëzve në Bashkinë e Tiranës.
E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanëshe për ecurinë e punëve të qeverisë vendore, të cilin ne do ta zgjidhim vetëm më nëntë maj me fitoren e Tiranës në Ditën e madhe të Evropës. Dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën, sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një përpjekjeje të vështirë sa 30 vjet përpjekje të mundimshme.
Partia Socialiste nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku alternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, po janë seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pasi pas çdo njërit prej tyre vjen kaosi, vjen konfuzioni, vjen paqëndrueshmëria që e kërcënon, e kërcënon sot Shqipërinë si një hije që tani më është e dukshme”, tha Rama.









Discussion about this post