GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas shumë vitesh, ngrihet aktakuza për “Reçakun”

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas shumë vitesh, ngrihet aktakuza për “Reçakun”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngrihet aktakuza e parë për rastin e masakrës së Reçakut, të ndodhur në janar të vitit 1999.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Habibe Salihu, bazuar në provat dhe dëshmitë e mbledhura, ngarkon të akuzuarin Ç. A (Č.A), me veprën penale për kryerjen e  “krimeve të kundër popullatës civile”.

RTK ka siguruar aktakuzën sipas së cilës, në periudhën janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup personash (ende të paidentifikuar), të organizuar e veshur me uniforma policore, paramilitare  e ushtarake, ky person,  me dashje ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civile.

Sipas aktakuzës Ç. A (Č.A), më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, ka shkaktuar vuajtje të mëdha, apo cenim të integritetit trupor ose të shëndetit, frikësim ndaj popullatës civile, vrasje e urdhërim për zhvendosje të popullatës civile.

Në aktakuzë shkruan se i njëjti, në fillim të muajit prill 1999, në bashkëveprim me persona të tjerë kriminalë, në pikën “Kodra e Gështenjave” që ndodhet në pjesën mes Shtimes dhe fshatrave Milapolc, Reçak e Petrovë, bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, fillimisht kishin urdhëruar dëbimin e banorëve.

Pas kësaj, ai me të tjerët, ka marrë pjesë në djegien e shtëpive të vëllëzërve R.J, S.J, R.J dhe H.J në Shtime.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i njëjtë me 13 e 14 maj 1999, në vendin e quajtur “Lugu i Neshës” në fshatin Petrovë të Shtimes, në bashkëveprim me persona të veshur me uniforma policore e paramilitare serbe, kanë kryer dëbime, vrasje e frikësime të popullatës civile shqiptare.

Ai ngarkohet për vrasjen e H.H, i strehuar në mal bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, si i dëbuar me forcë nga ushtria e paramilitarët serbë.

Gjithashtu, Ç. A (Č.A), akuzohet se me 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Shtimes, në bashkëpunim, ka marrë pjesë në vrasjen e personave civilë shqiptarë që nuk kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në konflikt apo luftë.

Kështu, sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve H.B, H.M, S.M, A.M, A.M, S.M, S.H dhe H.M.

Në aktakuzë përshkruhet e gjithë ngjarja, kur i akuzuari ka vrarë civilë shqiptarë edhe nga afërsia./RTK

Etiketa: AktakuzaKosovaRecak

Lajme të lidhura

Pas largimit nga Partia Demokratike, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Aktualitet

Pas largimit nga Partia Demokratike, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

18:55 - 30/07/26
Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë
Aktualitet

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

17:44 - 30/07/26
Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike
Aktualitet

Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

17:18 - 30/07/26
Para
Në 2022 pagoi 330 MLN lekë/ Veliaj shton edhe 830 MLN lekë të tjera për ndriçimin e  bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Në 2022 pagoi 330 MLN lekë/ Veliaj shton edhe 830 MLN lekë të tjera për ndriçimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA kundërshton propozimin e FIFA-s për përfshirjen e investitorëve privatë në pronësinë e kompeticioneve të saj
Sport

UEFA kundërshton propozimin e FIFA-s për përfshirjen e investitorëve privatë në pronësinë e kompeticioneve të saj

19:01 - 30/07/26

UEFA dhe 55 federatat e saj anëtare kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku shprehin kundërshtimin e tyre të plotë...

Lexo më shumë
Pas largimit nga Partia Demokratike, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Pas largimit nga Partia Demokratike, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

18:55 - 30/07/26
Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

17:44 - 30/07/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

17:18 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com