GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Tepsia e Edi Ramës”, Berisha publikon spotin: S’jemi të varfër, por

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tepsia e Edi Ramës”, Berisha publikon spotin: S’jemi të varfër, por
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.

Ky spot ka në qendër të tij vjedhjen që i është bërë shqiptarëve në 10 vitet e fundit.

“Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë”, deklaron PD.

“Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë’”, thuhet më tej.

“Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi?

Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë.

Inceneratorët që nuk ekzistojnë janë vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë. 430 milionë euro, me vet firmat e Ramës dhe Veliajt. Me aq para pensionet dyfishoheshin. KLSH ka raportuar 1.2 miliardë euro të vjedhura në 10 vite. Me aq para çdo rrogë do të ishte rritur me dyfish.

Sulmet që Edi Rama u bën mediave dhe shqiptarët do t’i paguajnë deri në 1.6 miliardë euro. Një tjetër faturë që rroga do të mund të mbidyfishoheshin. Vjedhja tjetër ndodh me bashkitë. Me rilindjen urbane 2.3 miliardë janë hedhur në fasada dhe sheshe. Ky çmim nuk justifikon as përafërsisht kostot e investimit.

Këto janë thërrimet që Edi Rama ka lënë te tepsia për shumicën e shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, apo pa parti. Këto thërrime janë arsyet pse shqiptarët ikin, vriten me njëri-tjetrin dhe jetojnë në mjerim.

Tepsia e Edi Ramës iu kushtoi shqiptarëve 5.9 miliardë euro. Ku shkoi e gjithë pasuria e shqiptarëve? Tepsia u vodh nga Edi Rama dhe familja e tij që marrin çdo tender.

Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë’”, thuhet në video.

Etiketa: berishaKryesore1tepsia

Lajme të lidhura

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?
Aktualitet

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Para
Shefi i Wagner tregon kufomat dhe mallkon: Ku dreqin janë municionet?

Shefi i Wagner tregon kufomat dhe mallkon: Ku dreqin janë municionet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?
Aktualitet

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, thotë se hallet e Belinda Ballukut janë si të mobilojë vilat e saj luksoze...

Lexo më shumë
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

16:49 - 10/09/26
Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com