Reforma zgjedhore dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë qenë në fokus të debatit politik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar braktisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, propozimet e opozitës dhe mundësinë që socialistët të vijojnë procesin e vendimmarrjes pa konsensusin e opozitës.
“Do të ketë një vendimmarrje të njëanshme dhe gjithsesi kështu parashikohet, pasi qartazi deputetët e Partisë Socialiste duan të sanksionojnë atë që kanë paravendosur.”-u shpreh Boçi.
Luçiano Boçi argumenton se Shqipëria ka nevojë për lista 100% të hapura dhe një sistem zgjedhor që u jep më shumë pushtet qytetarëve në përzgjedhjen e deputetëve, duke kufizuar kontrollin e drejtuesve të partive mbi përfaqësimin politik.
“Për ne, hapja 100% e listave është e vetmja mënyrë për t’i dhënë qytetarëve të drejtën e plotë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe për të mos e lënë këtë vendimmarrje në duart e kryetarëve të partive.”-përfundon Boçi.









Discussion about this post