GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Revista lokale gjermane Teslamag ka raportuar se fabrika Giga Berlin filloi prodhimin e Tesla Model Y të pajisur me paketën e baterive LFP të prodhuar nga BYD.

Raporti thotë se bateria është instaluar në modelin e ri bazë të Model Y RWD. Tesla ka lansuar në heshtje Model Y të nivelit fillestar në tregje të ndryshme, por këto automjete kanë shumë pak të përbashkëta.

Modeli Y i nivelit fillestar në SHBA tani quhet thjesht Model Y dhe ka vetëm një motor elektrik që fuqizon rrotat e pasme, ka një vlerësim EPA prej afro 450 kilometrave (279 miljesh) dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh (0 deri në 60mPh) e arrin në 5.0 sekonda, dhe çmimi i saj fillon nga 49,990 dollarë.

Një Model Y i nivelit fillestar në Kanada nga ana tjetër fillon me një çmim ekuivalent prej 43,800 dollarësh dhe ka një distancë prej gati 400 kilometrave (245 miljeve) – kjo për shkak se vjen me një paketë baterie LFP.

Dhe nuk është as një model krejtësisht i ri, ai ka qenë në dispozicion në tregun evropian si Model Y SR+ RWD, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Dallimi midis këtyre veturave dhe asaj të raportuar nga Teslamag është se deri më tani paketat e baterive LFP vinin nga CATL dhe kishin një kapacitet 60kWh.

Vetura për të cilën është raportuar ka një bateri BYD dhe pas pak përpjekjesh, u gjet një miratim nga Bashkimi Evropian për Tesla Model Y me një bateri strukturore LFP me një kapacitet prej 55kWh.

Nëse ky raport rezulton i saktë, do të thotë se Modeli Y i pajisur me CATL nga Shangai nuk do të importohet më në Evropë. Kjo sigurisht do të mbështetet në rritjen e prodhimit nga Giga Berlin, por ekipi në fabrikë ka vendosur rekorde të reja prodhimi pothuajse çdo muaj.

Etiketa: modelteslaY

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Para
Arsenal mund pastër Newcastle dhe nuk i ndahet Cityt

Arsenal mund pastër Newcastle dhe nuk i ndahet Cityt

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së...

Lexo më shumë
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com