GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama në mbështetje të Erdogan, Berisha: Ndërhyrje skandaloze…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në mbështetje të Erdogan, Berisha: Ndërhyrje skandaloze…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli me një reagim pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama ndërhyri në zgjedhjet presidenciale në Turqi, duke bërë thirrje për të votuar mikun e tij, Erdogan.

Sipas tij, lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. “Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit”, tha Berisha.

Kreu demokrat kishte edhe një mesazh për të gjithë komunitetin shqiptar në Turqi.

Deklarata

Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë.

Me një mesazh të gjatë, që synon t’i adresohet komuniteti të gjerë shqiptar në republikën e Turqisë, Edi Rama, një armik i vërtetë i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turq, të votojnë me 14 maj për presidentin aktual në largim të Turqisë.

Me këtë rast, duket dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme dhe të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë normë, kombëtare apo ndërkombëtare, u rikujtoj komunitetit shqiptar në Turqi, duke i shprehur atij nderimin më të madh, se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votojnë, është një armik i vërtetë i lirive të qytetarëve shqiptarë, i votës së tyre, i pasurive të shqiptarëve, i ligjeve të vendit.

Edi Rama, pasi ka përqendruar me metodat më mafioze, të gjitha pushtetet në duart e tij, ndërtoi në Shqipëri narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Ai dhe administrata e tij, kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur dhe përvetësuar nga pasuria publike miliarda e miliarda euro.

Me këto mekanizma, me këtë vjedhje më e madhja në pesë shekujt e fundit në Shqipëri, Edi Rama ia doli të vendosë me shpejtësi tiraninë e varfërisë. 10 vite më parë, shqiptarët ishin qytetarët me rrogat më të larta në rajon, përfshi këtu edhe dy vende anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot, qytetarët shqiptarë kanë rrogat më të ulëta në rajon, 30-40 përqind më të ulëta se vetë Kosova.

Tirania e varfërisë, tjetërsimi i pasurive publike, sundimi i mafies, pasiguria e madhe e qytetarëve ka bërë që shqiptarët, vëllezërit tuaj të gjakut në trojet shqiptare në Shqipëri, të braktisin këtë vend sa asnjë komb tjetër në gjendje lufte apo katastrofash në planetin tonë.

Në 8 vite, u larguan nga Shqipëria 35 përqind e popullatës së vendit, më shumë se u larguan nga Siria në luftë civile apo se ç’po largohen nga Ukraina pas agresionit barbar.

Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit.

Sikundër theksoj për të gjithë ju që ndjeni sadopak krenari me origjinën tuaj shqiptare se neo-otomanizmi është doktrinë vasaliteti, larg së qenit një doktrinë kulturale dhe miqësore mes vendeve.

Për të gjitha këto, ju bëj thirrje të flakni me neveri, me përçmim thirrjen dhe mesazhin e Edi Ramës, e një njeriu që shkel çdo rregull, e një njeriu që nuk ka pikën e moralit t’u drejtohet ju se për kë duhet të votoni.

Në emër të PD dhe opozitës shqiptare, në respekt të plotë të ligjeve, të Shqipërisë dhe Turqisë, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për liritë e tij, të votojë për dinjitetin e tij, të votojë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë kundër qytetarëve të vendit të tij për varfërimin dhe dëbimin e tyre nga Shqipëria.

 

 

Etiketa: berishaErdoganKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

13:04 - 06/06/26
Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump
Aktualitet

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:57 - 06/06/26
Para
Von der Leyen nga Kievi: Ukraina po lufton për idealet e Europës

Von der Leyen nga Kievi: Ukraina po lufton për idealet e Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom