GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP i bën gropën vetes, dy vendime me gafa për t’i dhënë 210 MLN lekë Kastratit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
KPP i bën gropën vetes, dy vendime me gafa për t’i dhënë 210 MLN lekë Kastratit

Megjithatë më tutje në vendim, KPP arsyeton se pretendimet e ankimuesit për faktin se operatorët nuk janë trajtuar si të

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Gijotina.com ka denoncuar disa herë vendimet e njëanshme të Komisionit të Prokurimeve Publike, të cilat favorizonin firmën “Kastrati Group”. Ky komision, me në krye Jonaid Myzyri, këtë herë ka marrë dy vendime të cilat tregojnë hapur lojërat që bëhen duke lejuar abuzimet në tendera. Bëhet fjalë për prokurimin me Nr. REF- -56811-01-24-2023 dhe objekt: “Blerje karburanti” me fond limit 21.000.000 lekë pa TVSH. Zhvilluar me datë 09.02.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kukës.

Për këtë tender është dorëzuar një ankesë pranë KPP nga firma “Ufo Cengu” SHPK. Por në dhënien e vendimit për këtë ankesë, KPP ka bërë një “ngatërresë” të madhe dhe në fund bie në kundërshtim me veten e saj. Nga fillimi i vendimit, KPP shprehet se, në datën 13.02.2023, operatori ekonomik “Ufo Cengu” SHPK është njoftuar elektronikisht për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, ku vetë është skualifikuar dhe fitues është shpallur “Kastrati Group”.

Por kontrata e plotë është publikuar në SPE e Agjencisë së Prokurimeve Publike me datë 20 shkurt 2023. Pra “Ufo Cengu” SHPK është njoftuar që më datë 13 shkurt, ndërsa Bashkia Kukës u kujtua ta regjistrojë kontratën 7 ditë më vonë.

Kjo është një lëvizje për të shmangur ankesat.

Sepse për këtë lloj procedure ankesat duhet të bëhen brenda 7 ditëve nga njoftimi i kualifikimeve. Dhe kështu ka ndodhur, për të qenë brenda afatit, “Ufo Cengu” SHPK me 15 shkurt, dy ditë pasi u njoftua është skualifikuar.

Mirëpo Bashkia nuk e kishte vënë ujin në zjarr dhe kontrata nuk ishte publikuar ende. Pikërisht në këtë pikë kapet dhe Jonaid Myzyri me stafin e tij. KPP shprehet në një vendim të datës 24 mars 2023 se, ky denoncim nuk është i vlefshëm sepse është bërë me datë 15 shkurt 2023. Ndërsa kontrata e fituesit u publikua me datë 20 shkurt. Pra, ankesa hidhej poshtë sepse  është bërë para afatit!!!

Megjithatë më tutje në vendim, KPP arsyeton se pretendimet e ankimuesit për faktin se operatorët nuk janë trajtuar si të barabartë qëndrojnë.

Por, këtu gafën e ka bërë vetë komisioni. Konkretisht në dhënien e vendimit ka ngatërruar objektin e prokurimit. Duke thënë se nuk pranon ankesën për prokurimin me Nr. REF-560461-01-16-2023, me objekt: “Blerje makine teknologjike” me fond limit 13.661.914 lekë pa TVSH.  Që në fakt është një tjetër kontratë. Por, shprehet se qëndrojnë një pjesë e ankesës më sipër, pra denoncimi për blerjen e karburantit.

Vendimi i dytë

Ndërkohë që ankimuesit iu dorëzua ky vendim i pasaktë, pas një jave KPP u kujtua të ndreq gafën e bërë. Kështu me datën 5 maj ka përpiluar një tjetër vendim. Ku kësaj here rrëzon edhe aprovimin e parë për një pjesë të ankesës “Ufo Cengu” SHPK. Dhe lejon Kastratin të vjedhë tenderin 210 milionë lekë nga Bashkia Kukës.

Në këtë vendim, duke kundërshtuar vendimin e parë, Myzyri me stafin e tij rrëzojnë denoncimin e bërë, edhe pse më herët konstatuan parregullsi.

“Të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Ufo Cengu” SHPK me nr. 315/2023 protokolli dhe me numër ankimi elektronik A/2023/2883 për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt: “Blerje karburanti” me fond limit 21.000.000 lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 09.02.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kukës”,

Ndërsa në foton më poshtë tregon qartë gafën që ka bërë dhe tenton ta rregullojë më një ndryshim kaq të madh, që shkakton shumë dëme dhe bëhet pro e abuzimit.

Lexo edhe:Veliaj anuloi tenderin 400 mln lekë se nuk ka oferta/ Dy denoncime mbërrijnë në KPP

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: KastratiKPPnaftetenderavendime

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Me makina të ushtrisë, mbërrijnë materialet zgjedhore në Korçë

Me makina të ushtrisë, mbërrijnë materialet zgjedhore në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 22 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 22/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis