GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eurostat: Shqipëria me numër shumë të lartë të burgosurish

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar për vrasje, identifikohet shqiptari që u arratis nga burgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat.

Në vitin 2021, Shqipëria kishte 202 të burgosur për 100 mijë banorë, e dyta në rajon pas Malit të Zi (214.7). Nivelin më të ulët e ka Serbia me 166 të burgosur për 100 mijë banorë. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut janë të vitit 2017, kur treguesi ishte 122, ndërsa Kosova në vitin 2020 kishte 143 persona të mbyllur brenda për 100 mijë banorë.

Në Shqipëri, rekordi u arrit në 2018-n, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 217.3 të burgosur për 100 mijë banorë. Në Europë, rekordin e mban Turqia, që ka në burgje 323 persona për 100 mijë banorë. Në vitin 2021, kishte 475 038 të burgosur në BE, shifër ekuivalente me 106 të burgosur për 100 000 njerëz. Shkalla e të burgosurve u rrit, pas një rënie në vitin 2020 (104 të burgosur për 100 000 njerëz), por mbeti shifra e dytë më e ulët, që nga fillimi i shekullit.Normat më të larta të të burgosurve për 100 000 persona në vitin 2021, ishin në Hungari dhe Poloni (191 secila), ndjekur nga Sllovakia (185). Normat më të ulëta ishin në Finlandë (51), Slloveni (54) dhe Holandë (65). Në 14 nga 26 vendet e BE-së që ofruan të dhënat e tyre, shkalla e të burgosurve u rrit në krahasim me vitin 2020.

Tetë vende të BE-së kishin burgje të mbipopulluara në vitin 2021

Në vitin 2021, 8 vende të BE-së kishin qeli të mbipopulluara në burgjet e tyre, ndërsa 17 vende kishin kapacitet shtesë. Shkalla e popullimit të burgjeve, është numri i të burgosurve në raport me kapacitetin zyrtar (kapacitetin e projektuar) të burgjeve, shumëzuar me 100. Mbipopullimi ndodh kur shkalla e zënies kalon 100, gjë që tregon se ka më shumë të burgosur, se sa struktura ishte parashikuar të mbante.

Normat e popullimit u vunë re në Qipro (146), Rumani (116), Francë (114), Greqi dhe Itali (108 secila), Suedi (102), Kroaci dhe Danimarkë (të dyja 101). Normat më të ulëta të popullimit të burgjeve u regjistruan në Maltë (65), Estoni dhe Letoni (66 secila). Në 14 nga 25 vendet e BE-së, që ofruan të dhëna në vitin 2021, shkalla e popullimit të burgjeve u rrit në krahasim me vitin 2020, kur rënia u bë e mundur nga masat e lidhura me COVID-19./Monitor

Etiketa: burgosurShqipoeriashume

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Para
Detaje nga arrestimi i Belerit, ndihmësi i tij ‘mbaronte punë’

Detaje nga arrestimi i Belerit, ndihmësi i tij ‘mbaronte punë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com