GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bayern nuk ka mëshirë, e kthen në stërvitore ndaj Schalke 04

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bayern nuk ka mëshirë, e kthen në stërvitore ndaj Schalke 04
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bayern ka treguar se në Bundesliga, sot për sot, është skuadra më e frikshme e futbollit gjerman.

Bavarezët nuk treguan mëshirë në duelin e pasdites së sotme përballë Schalke 04, duke fituar me rezultatin e thellë 6-0.

Takimi i vlefshëm për javën e 32-të të Kampionatit Gjerman të Futbollit nisi shkëlqyeshëm për rekordmenët nga jugu i vendit, të cilët kaluan në avantazh me anë të legjendës Thomas Mueller, në minutën e 21’.

Ende pa e proçesuar atë që ndodhi, “Die Koenigsblauen” pësuan edhe golin e dytë, 8 minuta më vonë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Kimmich u tregua i saktë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Me avantazhin prej 2 golash të Bayernit, u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi njësoj si fraksioni i parë i lojës. Vendasit realizuan, 5 minuta pas rifillimit të lojës me anë të Serge Gnabry, i ndihmuar nga asistimi i Joao Cancelo.

Sulmuesi anësor i Kombëtares gjermane, nuk u mjaftua me vetëm një gol, duke shënuar përsëri për “Të Kuqtë”, në minutën e 66’.

Me Schalken tashmë të dorëzuar, lojtarët e drejtuar nga Thomas Tuchel, përfituan nga rasti për t’u zbavitur, me Jamal Musiala që në minutën e 80’, asistoi për golin e pestë të takimit, francezin Mathys Tel.

Në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt, u aktivizuan Mane edhe Upamecano, duke zëvendësuar Musiala dhe De Ligt.

Në shtesë pati kohë dhe për golin e gjashtë të realizuar nga Mazraui.

Me këtë fitore bindëse, Bayern ruan kreun e renditjes, në kuotën e 68 pikëve, e ndjekur nga BVB Dortmund, e cila ka për momentin 4 pikë më pak (ka ende për të luajtur ndeshjen e saj).

Nga ana tjetër, Schalke 04 duhet të reagojë sa më shpejt, në mënyrë që mos kthehet në Bundesligën e dytë./m.b /gijotina.com

Etiketa: bayernBundesligaSport

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Largimi i Busquets, Xavi: Tani fillon një epokë e re

Largimi i Busquets, Xavi: Tani fillon një epokë e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com