GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

I morën! E dinim

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po luan me shkrepse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marrim vesh se “provat” me të cilat i vunë prangat kandidatit minoritar të Himarës, policia nuk i fabrikoi dot ashtu siç duhet. Ne do të shikojmë videot që kanë filluar të qarkullojnë të rrjet, për trysninë që ushtruan patronazhistët në qendrat e votimit. Ne do të kuptojmë “motivet rastësore” që bënë të pamundur identifikimin biometrik, në 10% të qendrave të votimit dhe që na zbuluan arsyet se pse u desh që ti vidheshin komisionerët opozitës.

Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rrogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

E megjithatë, pavarësisht nga ajo që do të shohim apo nga ajo që do na ngelet mister përgjithmonë, 14 maji nuk përbën asnjë surprizë. Ai nuk prodhoi asgjë përtej asaj që dinim.

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit. Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve. Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non grata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit. Ata konkurruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera.

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush. Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte. Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë.

Po pse duhen sjellë sërish në vëmendje të gjitha këto edhe njëherë sot- mund të pyesë dikush? Për një arsye të thjeshtë. Sepse më në fund tani kemi provën se i gjithë sistemi ynë ka rënë. Sepse gjykatat dhe organet zgjedhore shkuan deri në absurd, duke vendosur që është pakicë, ajo pjesë e opozitës që të gjithë e dinim, por tani e faktuam, se është kundërshtarja e vërtetë e regjimit. Pra e tërë arkitektura e ngrehinës sonë zgjedhore, e skicuar mbi parimin e ekuilibrit midis dy të mëdhenjve është shembur. Balancimi që ekzistonte prej sëpaku dy dekadash, në bazë të të cilit ‘hajduti ruan hajdutin” është rrëzuar.

Edi Rama, herë duke joshur “opozitën atlantiste” me të cilën takohej skutave, herë duke përdorur si mashë Kimeten për ti bërë presion gjyqtarëve dhe herë duke vënë KASI-n e KQZ-në në funksion të propagandës së tij se “demokratët nuk mund të votojnë për Like floririn”, arriti ta tjetërsojë krejtësisht sistemin.

Ai ia doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte. Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart. Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesën e numrit të duhur të komisionerëve. Fakti se në 10 përqind të qendrave dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Rregullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen.

Prandaj dhe rezultati nuk ishte surprizë. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar që kur u njohëm me vendimet e Apelit, KQZ-së, KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor. Të tjerat janë thjeshtë detaje. /Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiEdi RamaErion VeliajOpinion

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Para
Kina dënon me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan

Kina dënon me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26

Java e katërt e Superiores nis sot me një përballje interesante mes Skënderbeut dhe Tiranës. Takimi do të luhet në...

Lexo më shumë
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com