GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rekordmenët e Shqipërisë kërkojnë triumfin në derbi pas shumë kohësh

09:40 - 17/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekordmenët e Shqipërisë kërkojnë triumfin në derbi pas shumë kohësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orges Shehi kërkon fitore në derbi. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua në fushën stërvitore të “Skënder Halilit”, trajneri Shehi zhvilloi një takim me lojtarët. Tekniku shqiptar kërkoi nga skuadra që tw fitojë këtë derbi, pasi një rezultat i tillë sjell titullin kampion. Mbledhja u mbyll me një brohoritje të skuadrës, ndërsa më pas trajneri u mor me anën taktike, si dhe lojën në ajër e atë jo aktive.

Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit. Nga ana tjetër, Tirana nuk e fiton një derbi prej 227 ditësh ose 2 tetorit të 2022-shit. Për më tepër, një derbi ka fituar këtë sezon ekipi i Tiranës, kundrejt dy derbeve të fituara nga ekipi i Partizanit.

Bardheblutë luajnë për dy rezultate në ndeshjen e së mërkurës. Dy pikë është në avantazh, Tirana ndaj Partizanit, kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundi i sezonit.

Nëse fiton ose barazon Tirana, titulli është bardheblu. 48 gola ka shënuar ekipi i Tiranës këtë sezon në kampionat. Klubi i parë i kryeqytetit wshtw sulmi më i mirë i Superiores, si dhe ka lojtarin që ka shënuar më shumë gola.

 

FORMACIONI

Me pesë mungesa, sidomos në sulm, në këto kushte mund të kemi një sulm me Abazajn, Gjumsin ose Berishën, si dhe Haxhiun. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, por mesfusha do të jetë e njëjtë, me treshen Aleksi, Deliu e Lushkja. Në mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni.

Në portë i zakonshmi Visar Bekaj. Ky do të jetë formacioni i bardhebluve. Skuadra dje punoi e qetë, ndërsa në fund u zhvillua edhe takimi i zakonshëm brenda grupit. Tirana në sfidën me Partizanin do të ketë probleme në sulm, pasi i mungojnë tre lojtarë.

Ekipi i Tiranës ka shënuar 48 gola këtë sezon në kampionat. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i Superiores, si dhe kanë lojtarin që ka shënuar më shumë gola.

 

STATISTIKAT

Takimi që do të luhet më 17 maj është derbi i 170-të që bardheblutë dhe “demat” do të zhvillojnë mes tyre. Të kuqtë kanë fituar 70, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Tirana ka arritur të shënojë 183 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë. Ëngjëll Hoti dhe Ardit Hila janë dy ish-ët e mëdhenj. I pari luan me fanellën e kuqe dhe do të jetë në fushë, ndërsa i dyti mbron ngjyrat bardheblu dhe është i pezulluar për këtë duel./PanoramaSport

Etiketa: DerbiSportTirana

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Fitoi në Himarë, Beleri kërkon nga qelia e burgut transferim në spital

Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke viziton Belerin në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com