GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Birësimi nga çiftet homoseksualë, Pollo: Shtrembërime të qeverisë, mungojnë standartet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Birësimi nga çiftet homoseksualë, Pollo: Shtrembërime të qeverisë, mungojnë standartet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Birësimi i fëmijëve nga persona që janë pjesë e LGBT mbetet një temë mjaft sensitive që ngjall gjithmonë diskutime. Politikani Genc Pollo është shprehur se vendi ynë ende nuk ka standartet e duhura, që përkojnë me ato europiane apo ndërkombëtare, që të mund të mundësojë birsëmimin e fëmijëve nga Çiftet LGBT. Sipas Pollos, as martesat brenda së njëjtës gjini nuk aplikohen njësoj siç kërkojnë standartet ndërkombëtare dhe as ndërhyrjet  në Kodin e Familjes.

“Ka vetëm shtrembërime nga qeveria e nga lobistë ideologjikë në favor të neodogmës e të mbajtjes së pushtetit!”, shprehet ai, teksa shton se këto ndryshime duhen kundërshtuar.

Qeveria shqiptare riktheu diskutimet mbi lejimet e birësimit të fëmijëve edhe nga çiftet homoseksuale, duke i premtuar komunitetit LGBT, se do të njihen ligjërisht me ndryshimet në kodin e familjes, duke u dhënë mundësinë e birësimeve. Për pasojë, edhe anëtarët e komunitetit LGBTI+ do të kenë të drejtën e birësimit të një fëmijë, apo të regjistrimit të foshnjes.

Në propozimet e bëra me herët nga komuniteti “LGBTQI+” për këtë pikë kërkohet që neni 163 që saktëson termin “mes burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” të zëvendësohet “mes 2 personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.

Aktualisht Kodi i Familjes lejon që fëmijët të birësohen vetëm nga prindër heteroseksual të cilët mund të jenë të kurorëzuar ligjërisht apo vetëm bashkëjetojnë. Gjithashtu birësimet lejohen sipas ndryshimeve edhe nga një person i vetëm.

“Nisur nga evoluimi i shoqërisë shqiptare drejt pranimit të bashkëjetesës jashtë martesës, nga rritja e numrit të bashkëjetesave, si edhe nga fakti që bashkëjetesa e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e një burri dhe një gruaje njihet si formë e krijimit të familjes nga legjislacioni shqiptar, është vlerësuar nga hartuesit e këtij projektakti t’u njihet e drejta për të birësuar një të mitur së bashku edhe dy bashkëjetuesve heteroseksualë, që janë të angazhuar në një bashkëjetesë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, sipas kuptimit që neni 163 i Kodit i jep bashkëjetesës. Kjo zgjidhje është në përputhje me standardet e vendosura nga Konventa e rishikuar e KiE-së “Për birësimin e fëmijëve”, e vitit 2008. Sipas pikës 2, të nenit 7, të Konventës, shtetet janë të lira ta shtrijnë birësimin edhe për çiftet heteroseksuale që bashkëjetojnë në një bashkëjetesë të qëndrueshme. Kjo nuk është një normë detyruese e Konventës”, thuhet në relacion.

Etiketa: biresimeGenc PolloLGBTqeveria

Lajme të lidhura

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes
Aktualitet

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

13:53 - 02/10/26
Para
U rizgjodh si President i Bullgarisë, Meta mesazh urimi për Rumen Radev

U rizgjodh si President i Bullgarisë, Meta mesazh urimi për Rumen Radev

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com