GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkullaku: Sali Berisha ka 500 mijë vota. Në kampin e opozitës është më i madhi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i PD-së/ Armand Shkullaku: Nuk e arriti objektivin kryesor!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për analistin Armand Shkullaku, Sali Berisha është politikani kryesor i opozitës. Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se Sali Berisha mori 500 mijë vota, edhe pse e akuzuar, i thanë je non grata, i hoqën emrin, logon e partisë, i hoqën komisionerët, numëruesit, paratë e kohën televizive.

‘Nga fundi kur ne bëjmë analizën e zgjedhjeve/votimeve, del se prapë se prapë ky është më i madhi brenda gardhit të opozitës’, theksoi ndër të tjerash Shkullaku në SYRI TV.

‘Rezultat në fund, doli që Sali Berisha ka 500 mijë vota. I keq, non grata, i paaftë, nuk premton të ardhme, i të shkuarës, ka gjysmë milioni njerëz që i besojnë këtij. Numëruesit i mori tregu çam. Unë po flas për 500 mijë votues që u çmendën dhe duan këtë.

Nga fundi kur ne bëjmë analizën e zgjedhjeve/votimeve, del se prapë se prapë ky është më i madhi brenda gardhit të opozitës.

Çfarë kemi thënë përpara? Kemi thënë se ai që është përfaqësues legjitim i një shumice brenda kampit të vet, është normale që duhet të ketë në zgjedhje, logon e vet, drejtuesin e vet, financimin nga taksapaguesit shqiptarë, sepse janë gjysëm milioni që paguajnë taksat. Duhet të ketë komisionerët që ja njeh kodi zgjedhor, herë 2, herë 3 si e kanë ndarë. Duhet të ketë numëruesit në të gjithë Shqipërinë.

Pastaj duhet të ketë kohën televizive, vëzhguesit, e kështu me radhë. Të gjitha këto për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar ju mohuan një force politike. Pra ekipi që është e ardhmja, vendosi që në këtë lojë të caktojë për kundërshtar dikë tjetër. Shorti e kishte caktuar me Real Madritin, ajo tha se do të luajë me Partizanin. Dhe tha se, edhe arbitrin do ta bëj vetë, edhe paratë do ti shpërndaj vetë, edhe ruajtjen e votës do ta bëj vetë. Këtu u prishën rregullat e lojës.

Mua si qytetar më intereson standardi demokratik e jo fati i Berishës, Ramës, apo Alibeajt’, – tha analisti Armand Shkullaku në SYRI TV.

Etiketa: berishaKryesore1Shkullaku

Lajme të lidhura

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Para
“Bashkë Fitojmë” nxjerr emrat: Ja zyrtarët që po manipulojnë votat

Noka parashikon kthimin e Bashës pas dorëheqjes së Alibeajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com