GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi i 13-vjeçares, babai invalid: Jemi të pastrehë, nuk kisha para t’i jepja

17:56 - 22/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimi i 13-vjeçares, babai invalid: Jemi të pastrehë, nuk kisha para t’i jepja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rastet e abuzimeve seksuale në Shqipëri vijnë në rritje, ndërsa zhurma mediatike që një rast shkakton shuhet nga rasti pasardhës. Të tilla abuzime janë produkt i një sërë faktorësh, e i tillë duket se është dhe shfrytëzimi për prostitucion i 13-vjeçares në Sarandë.

Një e mitur që jeton në skamje në një familje prej 7 anëtarësh, me dy prindër invaldë të cilët e kanë të pamundur të garantojnë minimumin jetik të fëmijëve të tyre. Dëshira për të qenë me të njëjtin status social si të tjerët dhe ankesat e herë pas hershme se ndihet ndryshe, bënë që 13-vjeçarja të binte pre e abuzuesve, që “nuhatën prenë”.

“Jemi të 2 invalid, 30 mijë lekë ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë. Prandaj vijnë këto çrregullime, se unë vetëm të vras veten”, rrëfen babai i 13-vjeçares.

“I vjen rëndë të shkojnë në shkollë, nuk kam çfarë të vesh. Më tha më jep 200 lekë çfarë t’i jepja”, tregon e ëma.

Aktualisht familja e vajzës së mitur që u abuzua, rezulton e pastrehë, ndonëse dy kryefamiljarët janë invalidë dhe të papunë. Ata shprehen se jetojnë në një banesë me qira të cilën nuk munden ta përballojnë më. Ndërkohë të ardhurat mujore nuk janë më shumë se 20 mijë lekë të vjetra.

“Dua strehimin, jam vetë i shtati, të ardhura kam 200 mijë lekë. Ujë, drita, qira. Shteti të vërë dorë se unë jam përjashta e zonja më ka thënë për 15-20 ditë unë jam i ikur nga shtëpia, ku do vete unë, të gjej një rrugë shteti se unë skam ç’bëj më”, u shpreh i ati.

Dramat e varfërisë kanë rënduar dhe të ëmën e vajzës, e cila kërkon një strehë në mënyrë që fëmijët të mos i vuajnë më.

“Kemi qenë në grahmën e fundit. Ne duam ndihmë nuk duam llafe, duam shpresë që fëmijët të dalin diku mos të ikin rrugëve. Përse të ofendohet qytetari, jemi njerëz s’jemi bagëti, edhe bagëtia të vjen keq ta therësh. Duam një ndihmë mos të na vuajnë fëmijët. Vetëm të mbytem, më jep të bëj dy dhoma, në gur të fus kokën se nuk rri të pastroj më shtëpitë e botës”, shprehet e ëma.

Ndryshe nga shumë raste të tjera, drejtori i shkollës ku e mitura studionte adresoi sjelljen e saj në organet kompetente, por si duket hallkat e këtij zinxhiri nuk funksionuan siç duhej. Ndërhyrja e shtetit erdhi pas shfrytëzimit të të miturës, e cila prej disa kohësh jetonte e vetme me qira, vishej me rroba të shtrenjta dhe kishte celularë të markës së fundit, detaje të cilat u injoruan nga institucionet, ndërsa prindërit e dinin se vajza e tyre punonte pastruese në Ksamil.

Etiketa: 13 vjecarjababaiDhunimperdhunimPrinderitSarandeshfrytezim seksualskamje

Lajme të lidhura

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI
Aktualitet

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash

16:20 - 23/01/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministri Lamallari: Fajin e ka Saliu!
Aktualitet

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: Kontrollet në të gjitha burgjet

15:59 - 23/01/26
Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall
Aktualitet

Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

15:40 - 23/01/26
Para
Skandal me buxhetin, qeveria fsheh dhe nuk dorëzon në Kuvend 2 raporte

Skandal me buxhetin, qeveria fsheh dhe nuk dorëzon në Kuvend 2 raporte

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI
Aktualitet

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash

16:20 - 23/01/26

Mirlinda Karçanaj, drejtorja e AKSHIT e dyshuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që ndikonte me forma të...

Lexo më shumë
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministri Lamallari: Fajin e ka Saliu!

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: Kontrollet në të gjitha burgjet

15:59 - 23/01/26
Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

15:40 - 23/01/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

PD: 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre

15:20 - 23/01/26
Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri

14:59 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com