GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

La Liga “e menderosi përsëri”, Valencia-Real Madrid përfundon në prokurori

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
La Liga “e menderosi përsëri”, Valencia-Real Madrid përfundon në prokurori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndeshja Valencia-Real Madrid, e përfunduar me triumfin e vendasve (1-0), do të mbahet mend për dy gjëra, sigurimin matematik të mbijetesës nga ana e vendasve si dhe, më e keqja, për koret raciste në adresë të futbollistit të Real Madrid, Vinicius Junior.

Fundi i takimit i ka rezervuar të gjitha, ofendime, tension, kore raciste, akuza të ndërsjella, arbitrim skandaloz, një karton të kuq për Vinicius, “fajtor” vetëm se reagoi ndaj Hugo Duros së Valencias, i cili kishte qëllim të mbyste brazilianin, duke e shtrënguar nga mbrapa në qafë, me të gjithë forcën (pamjet e VAR, nuk dëshiruan ta shfaqnin atë moment, duke u fokusuar ekskluzivisht vetëm te reagimi i fantazistit një-herë kampion të Europës). Nuk mbaron me aq:

Trajneri i mbretërorëve, Carlo Ancelotti, e bëri të qartë, që në raste të tilla, ndeshja duhet pezulluar, arbitri i takimit, duhet thënë kjo, i paralajmëroi dy herë tifozët e Valencias, por pa rezultat.

Gjatë pak orëve pas përfundimit të ndeshjes, Vini shprehu të tërë indinjatën e tij, për mënyrën se si po i menaxhon La Liga këto situata dhe se Tebas (presidenti i Ligës), injoron të gjithë situatën.

Këtë të hënë, klubi 14-herë fitues i UEFA Champions League, ka dalë me një komunikatë për shtyp, ku shpreh të gjithë indinjatën për atë që ndodhi në Komunitetin Valencian. Në komunikatë, theksohet se kjo çështje ka për të përfunduar në prokurorinë e shtetit, nëse organet disiplinore spanjolle nuk veprojnë si duhet.

Deklarata e plotë

Real Madrid CF tregon neverinë e tij më të fortë dhe dënon ngjarjet e ndodhura dje kundër lojtarit tonë Vinícius Junior.

Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë demokratik, social si dhe të së drejtës.

Real Madrid konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë.

Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik. Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Real Madridi i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si akuzues i veçantë në procedimet që do nisin.

Etiketa: Real MadridSportVinicius jr

Lajme të lidhura

Formacionet zyrtare/ Egnatia sfidon Celjen për historinë në Champions League
Sport

Formacionet zyrtare/ Egnatia sfidon Celjen për historinë në Champions League

19:09 - 28/07/26
Infantino planifikon të shesë një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë
Sport

Infantino planifikon të shesë një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë

18:49 - 28/07/26
LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni
Sport

LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

18:13 - 28/07/26
Para
Këto 3 ushqime nuk do t’ju ngopin, mes tyre dhe buka

Këto 3 ushqime nuk do t’ju ngopin, mes tyre dhe buka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në...

Lexo më shumë
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com