GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO lë në burg Belerin, çfarë pritet të ndodhë me Himarën

16:38 - 22/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kërcënon, Beleri: Nuk i njoh personat që përmend ai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri u zgjodh në 14 maj si kryebashkiak i Himarës me një diferencë të ngushtë votash përballë rivalit socialist Jorgo Goro.

E ndërsa në Himarë numëroheshin votat, Beleri ishte arrestuar nga Policia dhe ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e arrestit me burg, duke e akuzuar se kishte blerë vota.

Sot GJKKO la në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës, duke mbajtur në qeli Fredi Belerin, ndërsa avokatët e tij paralajmëruan se do të apelojnë vendimin ditën e mesërme.

Po çfarë pritet të ndodhë me Bashkinë e Himarës, ndërkohë që Beleri është në burg?

KQZ ende nuk ka marrë një vendim lidhur me vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit si Kryebashkiak, por edhe të anëtarëve të Këshillit Bashkiak në Himarë. Por Ilirjan Celibashi në një deklaratë të pak ditëve më parë tha se Beleri është kandidat fitues dhe nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat, ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë.

“Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, paralajmëroi pak ditë më parë Celibashi.

Por referuar vendimit të sotëm të GJKKO-së, sipas të cilit Fredi Beleri, do të duhet të qëndrojë në burg, duket se palët do të duhet të presim një vendim nga Apeli i GJKKO, për të marrë hapa të mëtejshëm lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Himarës.

Deri në momentin që nuk ka një vendim gjykate për fajësinë e Belerit ai është i pafajshëm, por nëse nuk i ndryshon masa e sigurisë, ai nuk do të mund të marrë zyrtarisht detyrën, qoftë edhe duke u betuar para Këshillit Bashkiak.

Në kushte të tilla duket se kryebashkiaku në detyrë, Jorgo Goro do të vijojë të mbajë funksionin e kryebashkiakut, ndoshta duke u përsëritur e njëjta situatë si në Shkodër, ku Voltana Ademi qëndroi në funksionin e Kryebashkiakes rreth dy vite pas përfundimit të mandatit për shkak të problemeve ligjore që pati kandidati socialist Valdrin Pjetri.

Një mundësi është që Qeveria mund të shkarkojë me një vendim Fredi Belerin nga pozicioni i Kryebashkiakut, megjithëse ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që ka rrëzuar pikërisht VKM e Edi Ramës. Ky i fundit shkarkoi nga detyra Zef Hilën në kohën që ishte Kryebashkiak i Vaut të Dejës, në vitin 2019, por dy vite më pas Kushtetuesja e ka shfuqizuar këtë vendim.

Në kushte të tilla, duket se vetëm një përshpejtim i procesit gjyqësor të nisur ndaj Belerit mund të japë një zgjidhje të situatës lidhur me Bashkinë e Himarës. Nëse çështja zvarritet, duket se do të përsëritet skenari i Shkodrës, deri kur Gjykata mund të japë vendimin, pro apo kundër Belerit.

Nëse shpallet i fajshëm, atëherë do të duhet që në Bashkinë e Himarës të mund të përsëriten zgjedhjet vetëm për postin e Kryebashkiakut.

Etiketa: belerihimaraKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion, kërkon zgjedhje të reja

Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion, kërkon zgjedhje të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën. Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant...

Lexo më shumë
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com