GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat, ulen regjistrimet

12:31 - 23/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat, ulen regjistrimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla shënoi rënie të shpejtë në vitin shkollor 2022-2023, duke reflektuar pakësimin e popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë.

INSTAT raportoi sot se, në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554.222 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,1%, krahasuar me vitin shkollor 2021-22.

Në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554,222 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,1%, krahasuar me vitin shkollor 2021-22.

Në vitin shkollor 2022-23, numri i nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik arriti në 267,267 studentë, e një rënie vjetore 4%.

Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95.845 nxënës, duke shënuar një ulje prej 7,4%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në vitin 2022-23, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,5%.

Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,7%).

Në vitin shkollor 2022-23, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.388, ndër të cilët 77,4% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,5 dhe në atë privat është 14,4. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,2 dhe në atë privat 7,8. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.357 prej të cilëve 69,8% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 11,9 në arsimin publik dhe 9,3 në atë privat.

Në vitin akademik 2022-23, numri i studentëve që vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë arriti 121.352, duke shënuar një ulje prej 2,0%, krahasuar me 2021-22.

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 74,9% të numrit total të studentëve.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2022-23, marrin pjesë 71.248 studente femra, ose 58,7% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 71.192 studentë duke shënuar një ulje prej 2,3%, krahasuar me 2021-22.

Në vitin akademik 2022-23, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët duket të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Ndërsa fusha më pak e preferuar është “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” ku janë të regjistruar vetëm 2,6% e numrit gjithsej të studentëve.

Analizuar për secilën fushë studimi, krahasuar me vitin e kaluar akademik, uljen më të madhe të numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë e kanë fushat “Arte dhe shkenca humane” me 16,9% dhe “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” me 10,9%.

Ndërsa fushat “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” dhe “Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit” paraqesin rritjen më të madhe të numrit të studentëve me përkatësisht 12,2% dhe 9,9%./Monitor

 

Etiketa: linjeregjistrimeShkolla

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Bashkohen pozitë-opozitë: Miratojnë rrogat për deputetët dhe ministrat

Bashkohen pozitë-opozitë: Miratojnë rrogat për deputetët dhe ministrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26

Drejtuesja politike e PS për Tiranë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë nr. 3...

Lexo më shumë
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com