Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka publikuar një debat të nxehtë që është filmuar në Klos një natë para zgjedhjeve të 14 majit, ku vetë qytetarët kanë ndaluar një automjet të PS-së, që dyshohet se shpërndante para për votuesit. Zërat në errësirë janë të mbushur me tension, megjithatë bie në sy fakti që qytetarët i kërkojnë një patrulle të Policisë të hapë dhe të kontrollojë makinën që ata e kanë ndaluar vetë dhe nuk dyshojnë vetëm për para, por edhe për armë.
“Këtu jemi në postën e policisë Klos, qytetarët kanë rrethuar një makinë civile me policë civilë brenda që po shpërndanin para, por policia në mbrojtje të kriminelëve elektoralë nuk lejoi të hapnin derën e makinës. Sipas dëshirës ndiqeni videon e cila dëshmon se si policia mbron kriminelin”, shkruan Berisha
Në videon në vijim, dëgjohen këto shprehje:
Një zonjë i shpjegon oficerit të Policisë: “Para dy orësh janë shoqëruar tri zonja të kryesisë së PD të degës Mat në komisariatin e Klosit. Ndërkohë, në makinën e Policisë kanë qenë edhe administratori i Klosit, zoti Spartak Fufi dhe një punonjës i baskisë. Tri zonjat kanë shkuar në Polici, janë ndaluar 3-4 orë, kurse ata zotërinjtë kanë ikur dhe nuk janë thirrur fare në komisariat. Pra, administratori i Klosit dhe personi në fjalë, Kadri Dema. Situata siç e shikoni është shumë e agravuar sepse mendohet se është disi politike; është ndaluar një makinë nga qytetarët, që mendojnë… Nuk e di në makina është private apo e Policisë.
Një zotëri tjetër i drejtohet oficerit: “Makina me armë. Ju bëni detyrën. Makinat pa targa po lëvizin këtu në qytet, janë të Partisë Socialiste, s’i ndalon kurrkush. Kjo është puna, mos bini viktimë e këtyre gjërave, nuk është hera e parë që ndodhin kot. Shkoni bëni punën, makina me armë kanë qenë edhe në Klos Katund, i kam parë unë sonte. 970 ishte targa e makinës.”
Ndërhyn një burrë tek oficeri: “Unë kam motrën këtu, dua arsyen pse e kanë mbajtur. Ka qenë në punë të vet, në shtëpi të vet, në hall të vet, në fshatin e vet, te nëna e vet. Arsyeja?! A ka qenë me armë, a ka qenë me lekë? Ç’ka qenë? Pse ta mbash katër orë?! Femër, civilë.”
Oficeri: “Do të kthejmë përgjigje patjetër. Asnjë nuk do të mbahet kot. Do të shoqërohet dhe ….”
Një zë tjetër ngulmon: “Jo jo, do të bëhet transparencë për makinën blu. Makinë private. Ja ku e ke makinën, merre hape. Dyshojmë se ka lekë, kontrollojeni!”
Discussion about this post