Në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë është regjistruar një aksident rrugor. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga dhe më pas duke përfunduar në një kanal i cili nuk kishte ujë.
Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.
Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën dhe të vijojë drejt.
Fatmirësisht, shpejtësia brenda normave të lejuara ka ndikuar që aksidenti të mos ketë pasoja më të rënda, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.
gijotina.com/









Discussion about this post