GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

U përlotën deputetët për mjekët dhe arsimtarët, në fund rritën rrogat e tyre

14:22 - 24/05/23
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkohen pozitë-opozitë: Miratojnë rrogat për deputetët dhe ministrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reforma e re e pagave rriti me tej pabarazinë këtë vit buxhetor, teksa punonjësve në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave që po diskutohet në Kuvend.

Sipas projektligjit për “Kompetencat për caktimin e pagave” që pritet të miratohet nesër ne seancë plenare deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98 për qind, duke e çuar pagën bruto me 310,250 lekë nga 156,777 lekë që është aktualisht. Pas miratimit nga Kuvendi rritja do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli e këtij viti.

Paga e Ministrave rritet me 82 për qind, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që është aktualisht. Rritje me mbi 72% pësoi edhe paga e kryeministrit dje Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend ajo e Presidentit që është në krye të hierarkisë së pagave arriti me 425.000 lekë nga 257, 000 lekë që është aktualisht me rritje 65%.

Por nga ana tjetër trupa më e madhe e administratës përfitoi nga 1 prilli i këtij vetëm me 7 për qind rritje. Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%.

Paga neto e një mësuesi në arsimin 9-vjecar më përvojë 20 vjeçare dhe më të gjitha kualifikimet arriti pas rritjes së 1 prillit në 59,400 lekë nga 567,00 lekë që ishte në mars. Gjithashtu infermierët kishin rritje vetëm 2600 lekë në muaj. Një infermier në Qendrën Spitalore, Nënë Tereza master shkencor dhe 20 vite përvojë merr 56,600 lekë neto në muaj nga 1 prilli 2023 nga 540,00 me parë.

Teksa përfitimet për 686,923 pensionistë dhe mijëra të tjerë që janë në skemën e ndihmës ekonomike mbeten të pandryshuara. Qeveria ka planifikuar të indeksojë pensionet në vjeshtë gjatë tetorit.

Në mars të këtij viti paga e një mësuesi ishte sa 32 % e pagës së një ministri, por me reformën e pagave paga e një mësuesi është vetëm sa 19% e pagës së ministrit.

Qeveria ka në plan të zbatojë një reformën për rritjen e pagës për punonjësit e administratës së publike me 900 euro në dy vitet në vijim, por duket se mesatarizimi do të vijë nga pagat e niveleve të larta, teksa pagat e ulëta përfituan vetëm indeksim në vitin e parë të reformës.

Por pabarazia do të jetë edhe me thelë për pensionistët të cilët, janë të varur tërësisht nga pagesa e pensionit, teksa administrata publike ushqehet edhe nga burimet informale./Monitor

Etiketa: arsimtaredeputetemjeke

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Para
“Qyteti Asteroid”, premiera e mbushur me yje në Festivalin e Filmit në Kanë

"Qyteti Asteroid", premiera e mbushur me yje në Festivalin e Filmit në Kanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com