GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, debat për barrierat tregtare me Serbinë

23:21 - 22/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, debat për barrierat tregtare me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet qeveritare në Kosovë thanë të hënën se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për ngritjen e mundësive institucionale që mundësojnë zbatimin e plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë.

Këto komente u bënë gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me “barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, sipas VOA-s.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës, duke i penguar eksportet.

“Pra Serbia nuk e njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë sepse nuk dëshiron ta njeh shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu nuk kërkon certifikatën fitosanitare”, tha ajo.

Ministrja Hajdari tha se aktualisht institucionet janë duke bashkërenduar veprimet për t’ju përgjigjur qasjes së Serbisë.

“Ne jemi të zotuar që të zbatojmë reciprocitetin, por gjithmonë kjo kërkon sukses në terren dhe përgatitje logjistike në terren dhe po ashtu është edhe në koordinim të afërt me kryeministrin Kurti, i cili e ka edhe aspektin politik që e shqyrton se si më së miri të adresohen, prandaj në koordinim ndërqeveritar dhe institucionet duhet të jemi të përgatitur shumë mirë që të mos na dështoj zbatimi i ndonjë mase të reciprocitetit në terren”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, kritikoi qeverinë për mosveprim.

“E kemi pritur një rezultat më të fuqishëm në relacion me reciprocitetin ndoshta kemi gabu por kështu është përgatitë opinioni se ne do të kemi një reciprocitet të fuqishëm dhe transparent në raport me problemet që kemi me Serbinë dhe nga retorika juaj, tash po e shoh që po insistoni me disa vendime parciale, dytësore të produkteve ndaras, po dëshironi të gjeni një rrugë të dytë për t’i ikur vendimit të madh të reciprocitetit”, tha ai.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se me Serbinë duhet të gjenden masa kreative për të zgjidhur problemet tregtare para se të veprohet me masa të reciprocitetit.

“Barrierat jotarifore prej natyrës janë të fshehta dhe shtetet i aplikojnë diku në mënyrë sistematike e diku të rastit dhe nëse të tjerët aplikojnë ndaj neve, ne duhet të gjejmë mënyra kreative me i apliku pa pasur nevojë që të bëhen vendime, diku i vonon do produkte më shumë, diku nuk i len inspektorët sanitarë dhe fitosanitarë”, tha ai.

Shoqatat e bizneseve në Kosovë thanë se shumica e barrierave dhe sfidave të këmbimeve tregtare me Serbinë kanë ngjyrime politike.

Qeveria e Kosovës u ka dërguar një letër udhëheqësve të shteteve evropiane për t’i informuar me shkeljet që po i bën Serbia në marrëdhëniet tregtare me Kosovën dhe arsyeve përse po shqyrtohen masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk heq barrierat ndaj mallrave të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti në mandatin e parë, në vitin 2020, vendosi masat e reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë si zëvendësim të tarifave prej 100 për qind që ishin vendosur në vjeshtën e vitit 2018. Veprimi i tij bllokoi përpjekjet për ripërtëritje të bisedimeve me Serbinë duke ngjallur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare por edhe ish partnerit të zotit Kurti në koalicionin qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u bë edhe shkak për rrëzimin e qeverisë së parë të zotit Kurti në muajin mars të vitit të kaluar./ Marrë nga VOA.

Etiketa: barrieratDEBATEKosovaSerbiatregtareVOA

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Lista e telefonave me volumin më të lartë

Lista e telefonave me volumin më të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Golemi qëndroi për rreth tre orë në...

Lexo më shumë
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26
Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

14:32 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com